Vatikani kundër IS: Duhet të ndalen

Vatikani ka mbështetur përdorimin e forcës për të ndaluar sulmet e militantëve të Shtetit Islamik në Lindjen e Mesme, nëse nuk gjendet një zgjidhje politike. Kryepeshkopi Silvano Tomasi, diplomat i lartë i Vatikanit në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, deklaroi se xhihadistët janë duke kryer "gjenocid" dhe ata duhet të ndalohen."Të krishterët, jazidët, shiitët, sunitët, alavitët, të gjithë janë qenie njerëzore, të drejtat e të cilëve duhet të mbrohen", ka thënë Tomasi.Sipas tij, çdo koalicion kundër shtetit islamik duhet të përfshijë shtetet myslimane nga Lindja e Mesme dhe duhet të udhëhiqet nga OKB-ja.Vatikani tradicionalisht ka kundërshtuar ndërhyrjen ushtarake në rajon.Militantët kanë kryesisht në shënjestër pakicat fetare në territoret që kontrollojnë në Siri dhe Irak, ndërsa kanë detyruar mijëra njerëz të lënë shtëpitë. /Oranews.tv/