Serbia në zi kombëtare pas rrëzimit të helikopterit ushtarak
Sot Serbia ndodhet në zi kombëtare, pasi një helikopter ushtarak u rrëzua mbrëmjen e 13 marsit 2015, teksa po transportonte një foshnjë të porsalindur në spital. Të shtatë personat që ndodheshin në bord humbën jetën.Sipas informacioneve shkak i aksidentit ka qenë mjegulla e dendur, ndërsa helikopteri kishte marrë foshnjën pasi ambulanca që po e transportonte për në spital ishte bllokuar nga rrëshqitjet e dheut.Bebja kishte 5 ditë që kishte lindur dhe kishte probleme të rënda me frymëmarrjen.Sipas autoriteteve të kontrollit ajror, helikopteri humbi kontaktet me kullën teksa po priste lejen për tu ulur në tokë, disa minuta pas orës 22 30 minuta të së premtes.Pilotët kishin kërkuar ulje të detyrueshme për shkak të motit të keq dhe mjegullës së dendur.Ministri i mbrojtjes Bratislav Gasic shpalli të dilën ditë zie kombëtare pasi pjestarët e stafit, dy mjekë dhe foshnja nuk i mbijetuan aksidentit. Ai deklaroi se ushtria kishte humbur pilotët e saj më të mirë.Pilotët Omer Mehiç, Milovan Djukelic, inxhinierët e fluturimit Nebojsha Drajic e Ivan Miladinoviq dhe stafi mjekësor Dzevad Ljajiç, Miroslav Veselinovic janë quajtur heronj jo vetëm nga mediat serbe por edhe nga autoritetet. Kryeministri Aleksandar Vucic deklaroi se ky është aksidenti më i rëndë në dy dekada në Serbi.