Linguistika shqiptare sot në zi. Humb Petro Zhejin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Mars 2015, 10:06
Linguistika shqiptare është sot në zi. Një nga figurat më të shqurara të saj,përkthyesi , studiuesi dhe gjuhëtari i njohur shqiptar Petro Zheji u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 86- vjeçare.Personalitete të larta të vendit zhvilluan homazhet në nder të tij në sallën UNESCO, në Muzeun Historik Kombëtar dhe shprehën ngushëllimetEdi Rama: "Trishtim i thelle per humbjen e Petro Zhejit ustai i pashoq i gjuhes qe e beri Don Kishotin te fliste ne shqip si te ishte lindur aneve tona"
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro: Petro iku, na la Detin dhe shpirtin e njeriut universal! Faleminderit Petro Zheji.Kryetari i PD-se Lulzim Basha: Ndarja nga jeta e Petro Zhejit një humbje e parikuperueshme. I shpreh ngushëllimet e mia familjes. U prehtë në paqeKryetari i Parlamentit Ilir Meta: Një ditë e trishtë për të gjithë, i japim lamtumirën një mendimatri. Kjo është edhe nje ditë mirënjohje per trashigiminë intelektuale. Petro Zheji, la një pasuri për letrat shqipe. Jeta dhe vepraI lindur në Tiranë më 1929, Petro Zheji që në moshë fare të re, u shqua për një talent të rrallë në njohjen dhe zotërimin e gjuhëve të huaja.Poliglot që njihte me themel shqipen dhe filozofinë e saj, njihte e zotëronte deri në rrënjë edhe gjuhën italiane, frënge, angleze, spanjolle, gjermane, ruse, hebraishten, sanskritishten e vjetër, greqishten e vjetër dhe latinishten.Studiuesi që me veprat e tij, gërmoi në rrënjët e gjuhës shqipe, për të vërtetuar teorinë se krahas gjuhëve të vjetra e të reja, shqipja kryeson që në lashtësi, ka qenë prezent për publikun me dy veprat e tij : "Libri i aforizmave" "Shqipja dhe Sanskritishja" me dy vëllime.Petro Zheji, krahas studimeve gjuhësore, do të kujtohet si mjeshtri i përkthimit, që përmes penës së tij shumë vepra botërore folën shqip: Ndër të tjerash "Ringjallja" e Leo Tolstoit, Vëllimi i dytë i kryeveprës "Don Kishoti" i Servantes, "Vitet e zemërimit" - John Steinbeck; "Zoti President" - Migel Asturias; "Galileo Galilei" - Bertold Breht.
/Oranews.tv/