Rrugët e Tiranës me gropa e baltë, Bashkia: Fondet i ka bllokuar Rama

Amortizimi në dis rrugë të kryeqytetit nuk është vëtëm shqetësimi për drejtuesit e automjeteve por shpesh herë edhe burim rreziku sepse duhet të devijojnë automjete në korsinë tjetër.Ditët e fundit në rrugën kryesore në Komunën e Parisit banorët dhe drejtues e atomjeteve lëvizin në rrugë të dëmtuara.Po i njëti problem është dhe në kryqëzimin e Porcelanit dhe Unazës. Kryqëzimit të ngushtë i është shtuar dhe një kanal në mes të rrugës.Në Kinostudio gjithashtu gjen amortizim rrugë dhe gropa.Në rrugën "Endri Keko", e cila nuk ka shumë kohë që ka përfunduar ndërtimi është dëmtuar.Por nuk janë vetëm rrugët dytësore kaq problematike. Mbase e pazakontë për një kryeqytet tjetër europian, në Tiranë në bulevardin “Gjergj Fishta” gropat janë një pengesë serioze. Keto pamje janë afër institucioneve kryesore, në zonën më të populluar të Tiranës dhe afër në qendër biznesi.A duhet të presim rikonstruksionin e rrugëve kur të vijnë zgjedhjet lokale?Ora News iu drejtua bashkisë të Tiranës për këtë problematike dhe ky institucion tha për Ora News se: "Për shkak të bllokimit të buxhetit deri në zhbllokim të tij me vendim gjykate në 2014 nuk u mundësua ndërhyrja për mirëmbajtjen e rrugëve në kryeqytet. Kjo situatë është pasojë e sjelljes së papërgjegjshme dhe kundër interesave të qytetarëve të kryeministrit Rama.Aktualisht bashkia ka gati ndëryjen për mirëmbajtjen e rrugëve dhe do të nis menjëherë nga puna sapo situate meterologjike të përmirësohet, pasi reshjet e shiut e bëjnë të pamundur punën për asfaltimin e rrugëve të dëmtuara. Pjesa më e madhe e rrugëve të vëzhduara nga tv juaj janë pjesë e projektit të bashkisë për rindëritmin e tyre për shkak të amortizimit të tyre.Por ky proces vijon të mbetet i bllokuar me urdhër poltik nga kryeministri Rama. Në shumë raste kur është ndërhyrë për mirëmbajtje punonjësit e bashkisë janë shoqëruar në komisariate për të cilët nga ana jonë janë bërë disa kallëzime penale."