Lushnje, përplaset për vdekje nga makina, udhëtonte me biçikletë

Një aksident fatal i ka marrë jetën 59-vjeçarit, Petraq Kima, në orët e para të mëngjesit të së martës.Viktima po ecte me biçikletë në afërsi të fshatit Gradishtë, pranë pushimit të shoferit në Divjakë, kur është përplasur nga një automjet, i cili është larguar nga vendngjarja.Viktima është gjetur nga kalimtarët e rastit në një kanal të cilët kanë njoftuar uniformat blu. Nga ana e policisë po punohet për zbardhjen e ngjarjes.[caption id="attachment_476590" align="alignnone" width="640"]aks1 Pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti[/caption]