Dritan Prifti krah Tom Doshit: Ka pasur skenar të mirëmenduar për ta vrarë. Unë s'jam Mark Frroku. S'kam frikë nga Ilir Meta

Dritan Prifti , emri i të cilit u lakua gjatë deklaratave publike nga kreu i kuvendit si person i përfshirë në skenarin Doshi, dëshmoi sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, por jo si person që ka dijeni mbi ngjarjen por si nje njeri që denoncon tentativën e vrasjes se një deputetit.I ftuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për dy orë e 20 minuta Dritan Prifti dha të vërtetën e tij për atë që e quajti skenar të "mirëmenduar",  të vrasjes së Tom Doshit. Më pas u tha gazetarëve se nuk e trembte asnjë lloj presioni, as kërcënimi nga Ilir Meta, se nuk kishte halle si Mark Frroku dhe se videoja me Shkëlzen Berishën, ishte vetëm taktikë e kryetarit të parlamentit për të mënjanuar drejtësinëOra 11: 30/ Deklarata e plote e Dritan Priftit para gazetareve:   “Në këtë vend po ndodhin gjëra të çuditshme. Ka pasur një komplot dhe një skenar të mirëmenduar për të vrarë deputetin Tom Doshi. Unë kam bindjen se ky grup prokurorësh janë shumë seriozë. Kam bindjen se kjo tentativë për vrasje do të zbardhet. Unë nuk jam Mark Frroku. Erdha këtu dhe kam deklaruar plotësisht të vërtetën, ato që kam deklaruar dhe që di. Nuk më tremd asnjë lloj presioni, denoncimi apo kërcënimi që mund të bëhë Ilir Meta apo njerëzit pranë tij, për të shtrembëruar të vërtetën. Nëse Mark Frroku ka halle të tjera dhe për shkak të këtyre halleve nuk dëshiron të thotë të vërtetën unë nuk kam halle të tilla. Shyqyr Zoti.Kam deklaruar këtu, pavarësisht se është sekret hetimi, kam deklaruar të gjithë takimet që ka bërë Tom Doshi, Mark Frroku, Durimi, u penduari u kësaj çështje, dhe shumë gjëra të tjera. Me informacionet që kam unë jam i bindur se kjo çështje do të zbardhet nga këta prokurorë.Arsyeja është urrejtja që ka pasur Ilir Meta ndaj meje e Tom Doshit për publikimin e videos së korrupsionit ndaj Ilir Metës .S’kam asnjë lidhje me Shkëlzen Berishën. Nuk kam asnjë video me  Shkëlzen Berishën. Janë taktikat që po përdor Ilir Meta për të fituar një pjesë të elektoratit të majtë. Janë taktika për shtrembëruar drejtësinë. Taktita që nuk cojnë drejt zbulimit të së vërtetës dhe që edhe pulat e mia në Koplik I kuptojnë e jo më shqiptarët."Prifti u paraqit ne Prokurori rreth ores 08:57 Dëshmia e Priftit në prokori erdhi pas ftesës së organit të akuzës, pas një deklarate që Ilir Meta bëri nga Kuvendi. Prifti është shprehur publikisht se atentati ndaj Doshit ishte një shenjë hakmarrjeje për mbështetjen që deputeti i larguar nga PS  i kishte dhënë për të publikuar videon e aferës 700 mije eurosh në vitit 2011, e cila solli dhe dorëheqjen e Metes nga posti. Ftesa iu bë te henen e 9 marsit.  Një ditë më parë për këtë çështje dëshmuan në Prokurorine e Krimeve të Rënda ish kryeministri Sali Berisha, si dhe deputetet Tom Doshi dhe Mark Frroku. Seanca e ballafaqimit mes tyre u zhvillua me tone të larta dhe tension, pasi secili prej tyre i ka qëndruar dëshmive të dhëna me hapjen e hetimit. Deputeti Marku i cili njihet për miqësinë e tij të madhe me deputetin Doshi ka deklaruar se s’ka asnjë dijeni për një komplot për vrasje të Tom Doshit, ndërsa ky i fundit pretendon se ai e ka sinjalizuar i pari për këtë eleminim. [metaslider id=476617]