Shkodër, plagoset me armë zjarri 16-vjeçari, në gjendje të rëndë
Një 16 vjeçar i identifikuar si Kristian Ndou nga fshati Grudë e re e komunës Rrethina të Shkodres, ka mbetur i plagosur nga një plumb gjoks.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 minuta në brëndësinë e pallateve të Grudës.Kanë qenë dy bashkëmoshatarët e tij të cilët pasi e kanë parë të plagosur dhe e kanë transportuar deri në spitalin e Shkodrës, prej ku më pas është dërguar me urgjencë për në Tiranë, pasi plaga e marrë i ka prekur organet jetike.Sipas informacioneve nga policia lokale, mësohet se 16 vjecari ka qenë prapa bllokut të pallateve sëbashku me disa bashkëmoshatar të tjerë kur është plagosur dhe sipas hetimeve paraprake dyshohet se gjithçka ka qenë aksidentale.Sëbashku me të miturin dhe 2 bashkëmoshataret e tjerë, kanë qëne edhe dy të rinj të tjerë.Fillimisht është tentuar që Ndou të ngjitet në katin e dytë të pallatit ku ai jetonte, por më pas kanë qenë fqinjët dhe familjarët që e dërguan me urgjencë në spital.Dyshohet se njëri nga grupi i të rinjëve kishte armën e zjarrit tip pistoletë me vete.Nuk dihet ende se cili ka qenë shkaku që është nxjerrë arma, apo se ku e kanë marrë armën të rinjtë.Policia në vendngjarje ka nisur hetimin dhe ka bërë shoqërimin e dy të miturve të cilët pasi të merren në pyetje do zbardhin edhe rrethanat e plagosjes.Emri i tyre ende nuk bëhet i ditur, ndërkohë që hetimet e plota do të zbardhin edhe ngjarjen në fjalë.[caption id="attachment_476648" align="alignnone" width="501"]
(Në foto: banesa ku jeton 16-vjeçari qe mbeti i plagosur)[/caption]