Halimi në Ora News: Protestat s’do ndalen derisa qeveria të ndahet nga krimi

12 marsi do të shënojë për opozitën nisjen e një serie protestash të cilat nuk do të ndalen deri në ditën që qeveria do të ndahet nga krimi.Paralajmërimit për mazhorancën i ka dhënë zë në studion e ORA NEWS, opozitari Eduard HalimiEduard Halimi: “Protestat fillojnë të enjten dhe nuk do të ndalen derisa kjo qeveri e krimit të shpërbëhet. Kjo mazhorancë e lidhur kokë e këmbë me krimin, të ndahet nga krimi”Në një kohë kur çështja Tom Doshi dhe dekriminalizimi janë shndërruar në cështjen e ditës, Halimi tregohet i ashpër kur deklaron se marrëveshja e 24 dhjetorit është njollë turpi për Parlamentin e ShqipërisëEduard Halimi: “E rëndë ishte ajo që ne nënshkruam më 24 dhjetor, marrëveshjen për të nxjerrë jashtë parlamentit deputetë të përfshirë në krim, duhet bërë. Eshtë e rëndë, por duhet bërë.”Ndërsa serinë e protestave të opozitës për dorëheqjen e Ilir Metës e kanë hapur aktivistët e Forumit Rinor të Partisë Demokratike të cilët me pankarta dhe akuza protestuan sot në mbrëmje  para kryesisë së Kuvendit