Sllovakia nuk ndryshon qëndrim. Lajçak në Tiranë, pa përgjigje për njohjen e Kosovës
Sllovakia nuk ka ndryshuar qëndrim për të mos e njohur shtetit e Kosovës. Gjatë vizitës në Tiranë numri dy i qeverisë dhe njëkohësisht ministër i jashtëm Miroslav Lajcak ka lënë qartë të kuptohet se nuk ka ndryshim në këtë qëndrim ndërkohë që garantoi mbështetjen e për integrimin e Shqipërinë në BESllovakia ende nuk është e bindur nëse do e njohë ose jo pavarësinë e Kosovës. Të paktën këtë ka lënë të ditur Zv kryeministri sllovak, Miroslav Lajçak në takimin që pati në Tiranë me homologun shqiptar Ditmir Bushati, pas kërkesës që ky i fundit i bëri për të njohur pavarësinë e Kosovës.Miroslav Lajçak: Ne jemi një demokraci parlamentare dhe siç e dini dhe ju, në një vend të tillë qeveria varet nga vendimet që merr Parlamenti. Qëndrimi ynë zyrtar për sa i përket Kosovës, varet nga rezoluta që ka miratuar parlamenti ynë. Pra duhet që parlamenti të ndryshojë qëndrimin e vet, por kjo nuk do të thotë që qeveria jonë po rri duarkryq pa bërë asgjë. Qëndrimi ynë kombëtar për sa i përket Kosovës nuk është armiqësor, përkundrazi. Bashkëpunimi ynë me Kosovën është shumë më thelbësor dhe aktiv se sa bashkëpunimi që mund të kenë me Kosovën vende që e kanë njohur atë formalisht.Gjatë takimit Ministri Busahti njoftoi nënshkrimin e memorandum bashkëpunimi mes dy ministrive që do të shtrihet si në mbështetjen e marrë për rugën drejt BE edhe në atë ekonomik.Ditmir Bushati: "Sllovakia mbetet një mbështetëse e palëkundur e proceseve të integrimit evropian të vendeve të Ballkanit perëndimor. Një mbështetje të cilën ne si Shqipëri e kemi ndjerë, sidomos gjatë procesit të kandidimit në BE, por edhe në vijim, me diskutimet dhe këshillat e vyera që marrim nga miqtë sllovakë, për sa i përket reformave që duhet të ndërmarrim dhe defekteve që duhet të evitojmë në këtë proces. Ne diskutuam gjithashtu edhe për raportin dypalësh ndërmjet Shqipërisë dhe Sllovakisë, duke nënvizuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ekonomik dypalësh. Është fakt se ne do të donim që të kishim prezencë të investimeve sllovake në Shqipëri."Ish drejtori drejtor ekzektv i sherbimit te jashtem ne BE konfirmoi vizitën e Kryeministrit Rama në Bratisllavë dhe se Sllovakia mbështet fuqimisht integrimin e Shqipërisë në Be, por se për të shkuar deri aty duhen plotësuar një sërë reformash, të cilat nuk janë aspak të lehta sipas tij.