Studentë dhe turistë 'spiunë', propozimi i Varufakis për të luftuar evazionin fiskal!
Ka ngjallur mjaft reagime mes grekëve dhe turistëve të shumë që vizitojnë vendin, zbardhja e propozimit të çuditshëm të ministrit të financave, Janis Varufakis, për të rekrutuar studentët, shtëpiaket dhe turistët si zyrtarë tatimorë që do të punojnë në fshehtësi.Ministrat e financave të eurozonës nisën të hënën në Bruksel takimin e radhës për të diskutuar reformat e propozuara nga qeveria e Syriza-s përmes të cilave pretendon të sigurojë më shumë fonde për të shpëtuar ekonominë. Lista e përgatitur nga Varufakis përqendrohet te luftimi i evazionit fiskal, një problem kronik ky për fqinjin tonë jugor.Sipas tij, studentët, shtëpiaket dhe turistët do të trajnohen në mënyrë që të luftojnë këtë fenomen, duke shëtitur të pajisur me mjete përgjimi dhe kamera nëpër biznese, për të siguruar dëshmi për krimin ekonomik."Vetë lajmi që mijëra vetë qarkullojnë nëpër rrugë me mikrofonë dhe kamera për llogari të zyrës së taksave, është në gjendje që të ndryshojë sjelljen e bizneseve", mësohet të ketë shkruar Varufakis në propozimin e tij.Ideja është kritikuar dhe quajtur qesharake nga opozita, ndërsa vetë qytetarët reaguan ashpër ndaj saj, duke thënë që qeveria duhet t'u vihet pas evazorëve të mëndhenj dhe jo të merret me studentët dhe shtëpiaket."Nëse duan të luftojnë evazionin fiskal, duhet të shohin gjetkë, pasi ata që shmangin taksat i çojnë paratë jashtë shtetit""Nuk mendoj se do të funksionojë. Nuk do të dalë gjë duke trajnuar turistët, pleq dhe të papunë"Megjithatë, ideja duket interesante për turistët në Athinë, të cilët pranojnë se po t'u jepet rasti, do ta prvonin"Pse jo, nëse ekziston mundësia dhe kam kohë, do ta bëja""Po, do ta bëja për të ndihmuar vendin të dalë nga kriza"Pavarësisht propozimit, shefi i eurogrupit, Jerun Dajselblum, i ka bërë thirrje Athinës që të marrë seriozisht bisedimet, pasi afati prej katër muajsh me të cilin u shty programi i shpëtimit mbaron shpejt.