Gratë në politikë, debati në “Tonight Ilva Tare” për zgjedhjet e kuotat

Në zgjedhjet vendore të mos kandidojnë njerëz me të shkuar kriminale. Paralajmërimi ka ardhur nga Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahuti.Vlahutin: “Ne tani kemi hyrë në një fazë kritike kur, sidomos udhëheqësit e partive, anëtarët e partive, duhet të bëjnë të pamundur që të sigurohen që në listat që do të paraqiten për zgjedhjet, të jenë të pastra, që të mos jenë në to persona të përfshirë në krime. Pra, kjo është kyçe”.E ftuar në Tonight Ilva Tare, në një emision ku përfaqësueset diplomatike te vendeve të rëndësishme dhe politikane shqiptare, rrëfyen eksperiencat e tyre, Vlahutin ka bërë thirrje për një përfaqësim më të shumtë të grave në proçeset vendimarrëse.Vlahutin: “Unë shpresoj shumë që politikanët do ta kuptojnë se 50 % e kësaj shoqërie janë gra dhe se këto gra duhet të marrin pjesë në procesin vendimarrës, në atë se si zhvillohet jeta në këtë vend. Personalisht mendoj se zgjedhjet vendore janë më të rëndësishme sepse jeta bëhet në terren, në bazë dhe unë shpresoj shumë që në qershor të ketë mundësi të reja”.Por respektimi i kuotave të grave në listat zgjedhore nuk është shqetësim për deputeten e Partisë Demokratike Majlinda Bregu.Vlerat e tyre po, aq sa thotë se kurrsesi nuk mund të pranojë një grua vetëm për hir të respektimit të numrit dhe kuotës gjinore.Bregu: “Ka nevojë për cilësi, jo vetëm për numra. Unë do të preferoja që ndërmjet një burri dhe një gruaje, nuk do të preferoja grua për hir të faktit se plotëson numrin dhe kuotat gjinore”.Kërkon rikthimin e sistemit mazhoritar, por ka dhe mbështetjen e Monika Kryemadhit, për të cilën politika nuk është fushë me lule, e askush nuk të hap udhë, qoftë ky dhe bashkëshorti yt.Kryemadhi: “Nuk mendoj se do më thotë dikush se e ke rrugën të hapur, nuk e kam pritur dhe nuk e kam menduar këtë, kushdo qoftë ky. Edhe bashkëshortët, jo gjithmonë janë të hapur për të krijuar ty mundësinë për të bërë disa gjëra”.Bregu: “ Do ta kenë të vështirë, askush të mos presi që do të ketë një situatë të lehtë, askush të mos presë që do ta presin me tufë me lule dhe që nuk do të kalojë orët e veta të paragjykimit dhe të sakrificës”.Kryemadhi: “ Luftëtare janë në këtë drejtim, sepse të dy koalicionet, opozita dhe mazhoranca do të kenë kandidatura besoj shumë të mira, sidomos gratë do të jenë vërtet dinjitoze për të përfaqësuar gratë e politikës dhe pse jo për të ndryshuar dhe imazhin e grave në politikë”.Kompromiset në politikë duket se Kryemadhit i kanë kushtëzuar edhe kandidimin si kryetare e Bashkisë së Tiranës.Kryemadhi: “Në gjëra të rëndësishme ka raste që tërhiqesh. Unë kam dashur të flas, qoftë kur kam dashur të flas në Parlament, qoftë kur ai sulmohet prej meje, apo unë prej atij, jam e detyruar të tërhiqem sepse çdo gjë që unë do të them do t’i vendoset atij dhe kjo në një farë mënyrë është si një marrëveshje e brendshme midis nesh, për arsye se ne akoma nuk ia kemi arritur të kemi emancipimin në politikën shqiptare që t’i japim pavarësinë e vet çdo vendimi që merr”.Ka dhe një qasje se si duhet të jetë kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës.Kryemadhi: “Unë do të kisha shumë dëshirë që në krye të Tiranës të ishte një grua, por e rëndësishme është që ai që do të jetë Kryetar i Bashkisë së Tiranës, t’i kthejë qytetin qytetarëve”.Politika është edhe për gratë, por sipas Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, mënyra e vetme është edukimi i shoqërisë.Kumbaro: “ Edukim, edukim, edukim. E para ishte fjala, thonë tekstet e shenjta. Le ti kthehemi fjalës, që do të thotë kulturës”.Për një shkollim më të mirë, Ambasadorja e OKB-së rrëfeu se ka kapërcyer oqeanin, një udhëtim që në kohën dhe në vendin e saj ishte çudi.Benjelloun: “ Unë kam shkuar në shkollën 8-vjeçare, më pas në të mesmen dhe Universitet, jashtë vendit tim. Kështu, që në në atë kohë ky ka qenë një evolim shumë i shpejtë për një një vend arab të Afrikës Veriore, që ka tradita të caktuara dhe ide të caktuara për rolin e grave. Nuk them se isha unë ndryshe apo e vecantë, por ajo që bëra unë ishte e veçantë për brezin tim. Sepse unë kam qenë ndoshta gruaja e parë nga Maroku që kam shkuar në universitet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.U rrëfyen eksperienca, u fol për sfida, por për gazetaren Ilva Tare ky nuk ishte një emision për 8 Marsin.Tare: “ Ky është një debat që duhet bërë në mënyrë konstante, të vazhdueshme, ky është një mission për shoqërinë”.