FRPD proteston, kërkon dorëheqjen e kryeparlamentarit Meta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Mars 2015, 20:56
Me pankarta si "Meta ik", "shteti ka Vdek" apo "Largoni kriminelët nga Parlamenti" të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë kërkuar dorëheqjen e kryeparlamentarit Ilir Meta, pas akuzave të deputetit Tom Doshi, se porositi vrasjen e tij.Protesta paqësore e anëtarëve të FRPD pranë Kryesise se Kuvendit, filloi rreth orës 18:00 dhe zgjati për rreth 30 minuta, duke I paraprirë protestës së të enjtes e thirrur nga PD.Ndërkaq ditën e enjte, Partia Demokratike ka lajmëruar një protestë e cila do të zhvillohet në sheshin "Skënderbej" dhe do të drejtohet drejt Parlamentit/