Tiranë, krim i trefishtë në familje, vret gruan dhe vjehrrën, më pas vetëvritet

Një krim në familje me pasojë vdekjen e tre personave ka tronditur mëngjesin e sotëm kryeqytetin.Emiljano Rustemi 32 vjeç ka ekzekutuar me armë zjarri automatik bashkëshorten e tij Izaura 28 vjeçe, vjehrrën Ëngjëllushe Shaqiri 65 vjeç dhe më pas ka vrarë dhe veten.Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 05:50 në afërsi te Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në Laprakë, te ish konviktet e ish Shkollës së Partisë.Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e vjehrrës ku jetonte bashkëshortja, në sy edhe të tre fëmijëve të çiftit.Gazetari yne Andi Qosja na informon se  Emiljano dhe Izaura Rustemi ishin në proces divorci. Ai kishte ardhur nga Greqia me 4 mars. Mësohet se  32-vjeçari  ishte dënuar në shtetin fqinj me një vit burg për vjedhje.“Nga veprimet hetimore paraprake të kryera në vendngjarje rezulton se rreth orës 05.50 shtetasi Emiljano Rustemi ka shkuar në banesën e vjehrës shtetases Ëngjëllushe Shaqiri ku banonte dhe bashkëshortja e tij Izaura Rustemi dhe pas një debati disa minutësh ka vrarë me armë zjarri tip automatik bashkëshorten dhe më pas vjehren shtetasen Ëngjëllushe Shaqiri të cilat kanë gjetur vdekjen e menjëhershme. Disa minuta më pas autori është vetvrarë,” thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.“ Ngjarja ka ndodhur në katin e dytë  e dytë të banesës, pas Shkollës së  Partisë. Nga dëshmitë që kemi marrë nga familjarët,  Emiljano ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij dhe ky ka qenë dhe motivi kryesor që Izaura i kishte kërkuar divorcin. Çifti Rustemi po ashtu kishte dhe probleme të shumta ekonomike” informon gazetari"Nga hetimet paraprake rezulton se autori i vetvrarë Emiljano Rustemi lindur në Tiranë e banues ne Tiranë në rrugën "Myslim Keta", ka ardhur nga emigracioni nga Greqia më datë 04 Mars 2015, ku nga të dhënat paraprake hidhen dyshime se ka qënë i dënuar dhe ka vuajtur rreth 1 vit burg për veprën penale të vjedhjes. Gjithashtu nga hetimet dyshohet se motivi i vrasjes është mosmarveshje të cilat kanë lindur pas divorcit që bashkëshortja i ka kërkuar," thuhet në njoftimin për shtyp të policisëNë vendin e ngjarjes janë sekuestruar me cilësinë e provave materiale arma e zjarrit automatik tip "Kallashnikov", 11 gëzhoja të kalibrit 7.62 si dhe sende të ndryshme të cilat do zbardhin plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe hetimit. [metaslider id=476505]