Ngërçi politik, anulohet takimi i grupit te miqësisë SHBA-Shqipëri
Konflikti i brendshëm politik, ka reflektuar pasojat edhe në bashkëpunimet institucionale të Shqipërisë me aleatin e saj strategjik, SHBA.Konstituimi i grupit parlamentar të miqësisë Shqipëri-SHBA, i parashikuar për mesditën e kësaj të hëne është anuluar, për motive që deri më tani nuk bëhen me dije zyrtarisht.Kjo është lista e personave që janë njoftuar përmes email-it paraditën e së hënës (9 mars 2015) për mosrealizmin e takimit.Ora News e pyeti ambasadën amerikane në Tiranë mbi anulimin e takimit, por ambasada kërkoi që t'i referoheshim parlamentit shqiptar, duke qenë se ky është një grup miqësor i parlamentit dhe jo një grup i sponsorizuar nga Ambasada Amerikane.Në fakt, kjo është hera e dytë që shtyhet konstituimi i këtij grupi. Deri më tani, zyrtarisht është bërë me dije vetëm kryetari i grupit parlamentar të miqësisë, deputeti i PS, Pandeli Majko.I pyetur nga Ora News, Majko u përgjigj shkurtimisht vetëm se takimi u anulua dhe aryseja është situate aktuale politike.Por burime bëjnë me dije, se takimi nuk ishte i mundur për shkak të mos marrjes pjesë të opozitës parlamentare, e cila ka braktisur komisionet parlamentare, me kërkesën për dorëheqjen e kreut të Kuvendit Ilir Meta.Ora News, ka siguruar listën e plotë me emrat e 39 anëtarëve të këtij grupi, ku bie në sy emri i deputeti Tom Doshi, përjashtimi i të cilit nga grupi i PS u përshëndet nga ambasada e SHBA.Ndërkohë, PD ka vijuar braktisjen e punës së komisoneve parlamenre të ligjeve dhe atij të politikës së jashtme, duke rikonfirmuar se nuk do të bëhet pjesë e diskutimeve të ligjeve, pa u dorëhequr Ilir Meta