Venezuela reagon ndaj sanksioneve të SHBA: Obama gabim kolosal
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Mars 2015, 10:04
Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro, reagoi ashpër ndaj Presidentit amerikan Barak Obama pasi Uashingtoni e deklaroi vendin amerikano jugor një kërcënim kombëtar dhe urdhëroi vendosjen e sanksioneve ndaj zyrtarëve qeveritarë.Sipas Maduros sanksionet e SHBA janë një përpjekje për të rrëzuar qeverinë e tij. Ai thirri të dërguarin venezuelan në SHBA për konsultime dhe akuzoi Obamën për një gabim kolosal dhe arrogancë imperialiste njësoj si paraardhësit e tij Riçard Nikson dhe Xhorxh Bush.