Tiranë, hapet ekspozita kundër trafikimit të grave
Në kuadër të muajit kundër trafikimit të qënieve njërëzore hapet në kryeqytet ekspozita "një ditë si gjithë të tjerat".Është pikërisht kjo punë e artistes franceze e cila përmes instalacionit me kukulla në formë rrethi sjell fenomenin global të trafikimit të gruas.Për kuratoren e ekspozitës mesazhi që ajo përcjell është qartë:Kuratorja: “Në këtë rast ajo ka për qëllim idenë e sensibilizimit për trafikun e qënies njerëzore, trafikimin e femrës. Kukulla barbi është një kukull që kur rriten fëmijët e kanë idenë e perfektes, e bukurisë. Në këtë rast i kemi pa kokë për të treguar idenë e trupave”. Ajo çfarë vihet re në ekspozitë është thyerja e raporteve të artisteve femra të cilat dominojnë mbi ata meshkuj. Janë gjithsej nëntë artistë të artit bashkëkohor, shtatë prej të cilave janë femra.Përzgjedhja nuk është rastësi e megjithatë për kuratoren rëndësishme është këndvështrimi dhe qasja që ata kanë ndaj problemeve sociale të shoqërisë sonë…Kuratorja: “Kjo lloj lidhjeje që bëjmë ne zakonisht, meqënëse jemi dhe në muajin e ditës ndërkombëtare të gruas, m’u duk si e përshtatshme për të folur për këtë gjë, për këtë lloj bilanci pak të ndryshuar sepse vite më parë, ka qenë ndryshe, sidomos në fushën e artit vizual kanë qenë meshkujt ata që dominojnë, femra mund të kenë qenë një ose dy, ndërsa tani kemi të kundërtën, kemi femra që debutojnë”.Mesazhet drejtuar femrave janë ato që dominojnë në ekspozitë. Një ndër to që e përcjell është edhe kjo pikturë e cila transmeton dëshirën e femrës për të dominuar në këtë botë.Ekspozita e artit bashkëkohor e cila lëvron mediume të ndryshme do të qëndrojë hapur në galerinë ZETA deri në 17 mars
