Një vit pas tragjedisë, nisin kërkimet për avionin e zhdukur Mh370

Një ditë para një vjetorit të tragjedisë, ministri malajzian i Transportit deklaron se ka besim që avionic MH370, cili u zhduk më 8 mars 2014 do të gjendet në jug të Oqeanit indian.Liow Tiong Lai tha se kërkimet për avionin do të vijojnë dhe se deri tani kanë qenë transparent me publikun për të gjitha informcionet në lidhje me ngjarjen më misterioze të transportit ajror.Avioni i Malesia Airlines po udhëtonte nga Kuala Lumpur drejt Pekinit me 239 persona në bord kur humbi kontaktet me radarët.Pritet që hetuesit të publikojnë një raport të ri , ndërkohë që Australia po udhëheq një ekip ndërkombëtar të kërkimit në jug të Oqeanit Indian, rreth 1600 kilometra larg brigjeve perëndimore të kontinentit.Policia e Malajzisë thotë se ata ende po hetojnë nëse zhdukja e avionit ishte e qëllimshme, por nuk kanë zbuluar ndonjë detaj deri tani i cili mund të cojë tek kjo pistë.Më herët gjatë këtij viti, qeveria malajziane e deklaroi avionin të humbur me gjithë pasagjerët në bord, duke lajmëruar edhe nisjen e procesit të kompensimit për familjarët e tyre.Por ministri i Transportit lajmëroi nisjen sërish të kërkimeve, një vendim ky pas ankesave të shumta të familjarëve për neglizhencë nga ana e autoriteteve dhe gjtihashtu pas akuzave të tyre për fshehje informacioni. Shumica e pasagjerëve ne bordin e avionit të humbur ishin kinez./Oranews.tv/