Greqia dorëzon propozimet, të hënën diskutimi i ministrave të BE

Autoritete greke i kanë dorëzuar Jeron Dajsëbllem programin e reformave, i cili do të diskutohet të hënën nga ministrat e financave të Eurozonës.Dokumenti me 7 pika dhe 11 faqe u dorëzua nga minstri i finanacave greke, Janis Varufakis, duke rritur kështu shpresën për lirimin e këstit të radhës të ndihmës së financimit nga europianët.Në reformat e premtuara nga Greqia janë lufta kundër evazionit fiskal, ngritja e një këshill fiskal për të gjeneruar kursime buxhetore, si dhe detaje të planit  të qeverisë për të zbutur impaktin social të krizës, e cili do të kushtojë rreth 200 milionë euro.Në letrën dërguar Dajsëllbllëm, Varufakis bën thirrje që diskutimet teknike mbi propozimet të nisin sa më shpejt të jetë e mundur.Një zyrtar europian, duke folur në kushte anonimiteti nga Brukseli,  tha se është e pamundur që ministrat e financave të Eurozonës të miratojnë propozimet e qeverisë greke të hënën, duke shtuar se ky proçes kërkon më shumë kohë.Ndërkohë, dje Greqia pagoi këstin e parë të detyrimeve prej 310 milionë euro, i cili gjithashtu i hap rrugë lirimit të ndihmës.Tashmë në dy javët e ardhshme greqia duhet të paguajë edhe tre këste të tjera prej 1.5 miliardë euro, në mënyrë që të realizohet marrëveshja me trojkën.Kreu i bankës qendrore greke Janis Sturnaras, tha dje se sistemi bankar është i qëndrueshëm dhe nuk ka asnjë rris për depozitat.