Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e Nemtsov
Dy persona janë arrestuar nga autoritetet ruse si të dyshuar për vrasjen e kreut të opozitës, Boris Nemtsov.Kreu i Shërbimit të Sigurimit Federale, Alexander Bortnikov njoftoi se Anzor Gubashev dhe Zaur Dadayev u arrestuan të shtunën, duke shtuar se për këtë ngjarje është informuar edhe Presidenti Vladimir Putin.Bortnikov nuk dha detaje të tjera në deklaratën e shkurtër , bërë në televizionin shtetëror rus, por sipas agjensisë së lajmeve interfaks, është arrestimi i të dyshuarve erdhi pas gjetjes së makinës me të cilën u krye krimi, gjë e cila çoi më pas edhe në gjurmët e autorëve.Vrasja e Nemtsov thuajse në oborrin e Kremlinit shokoi të gjithë Rusinë.Ish zëvendës kryeministri, 55 vjeç u qëllua për vdekje natën e 27 shkurtit teksa po ecte me të dashurën e tij në qendër të Moskës.Presidenti Putin e dënoi publikisht krimin dhe bëri thirrje për t'i dhënë fund vrasjeve politike e "të turpshme" në Rusi.Përfaqësuesi kryesor tashmë i opozitës Alexei Navalny ka akuzuar Kremlinin për urdhërimin e vrasjes në mënyrë që të pengojë opozitën të shfaqe problemet ekonomke, sociale dhe politike në Rusi.Nga ana tjetër hetuesit kanë paraqitur pista të ndryshme si biznesi i tij, apo edhe dënimi i sulmit të Charlie Hebdo në Francë nga Nemtsov.Kritiku më i fortë i Kremlinit u varros të martën, nën nderimin e mijëra rusëve të pranishëm në ceremoni.