Sulmohet me thikë ambasadori amerikan në Korenë e Jugut
Ambasadori amerikan në Korenë e Jugut është sulmuar me thikë gjatë një debati publik që është mbajtur në Seul.Mark Lippert është goditur në fytyrë por është jashtë rrezikut për jetën.Sulmuesi është arrestuar dhe identifikuar si Kim Ki Jong, nacionalist i krahut të majtë, një person me precedent penal pasi në vitin 2010 kishte sulmuar ambasadorin japonez me gurë.Shtëpia e Bardhë reagoi pas ngjarjes duke sqaruar se plagët që ambasadori Lippert ka marrë nuk ishin me rrezik për jetën e diplomatit dhe se ai po trajtohet në spital.Edhe Presidenti i Koresë së Jugut, Park Geun Hye ka dënuar ngjarjen, duke u shprehur se sulmi me thikë kundër ambasadorit amerikan, Mark Lippert është "sulm ndaj aleancës koreano jugore - amerikane".SHBA-të dhe Koreja Jugore kanë nisur ushtrime ushtarake gjatë kësaj jave duke nxitur tensionet me Korenë e Veriut.