Kancelarja Merkel: S'ka plan për program të tretë shpëtimi për Greqinë
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, nuk pranoi të spekulonte rreth një plani për një program të tretë shpëtimi për Greqinë, pas përfundimit të shtyrjes së programit që është ende në fuqi edhe për katër muaj.Deklarata e Kancelares u mbështet edhe nga Presidenti i Komisionit Europian, Zhan-Klod Junker, pas takimit të dytë mes tyre brenda tri ditësh.Merkel: "Momentalisht po bëjmë gjithçka të mundshme për të siguruar suksesin e programit të dytë. Bundestagu votoi në favor të shtyrjes së programit kështu që tani na duhet ta vëmë në zbatim. Mendoj se kemi shumë punë për të bërë".Junker: "Mendoj se është vërtet e parakohëshme të flasim për një program të tretë tani, këto janë spekulime që bëjmë mirë t'i shmangim"Junker gjithsesi i këshilloi Greqisë që të mos ndërmarrë asnjë masë të njëanshme sikurse ka rënë dakord me kreditorët.Qeveria e re e Syriza-s ka refuzuar vazhdimisht idenë e një programi të tretë, por hipoteza për ekzistencën e tij, u ngrit para pak ditësh nga Ministri spanjoll i Ekonomisë, Luis de Guindos, sipas të cilit vendet e Eurozonës po mendonin t'i jepnin Greqisë deri në 50 miliardë euro.Deri tani, Greqia ka marrë në total 240 miliardë euro nga Banka Qendrore Europiane, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Europian në dy programe shpëtimi në vitin 2010 dhe 2012.