Skema lehtësuese, biznesi nis shlyerjen e detyrimeve me këste

150 biznese kanë lidhur marrëveshje me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike vetëm ditët e para të muajit mars, duke përfituar nga skema lehtësuese për të paguar borxhin me këste.Këstet dhe afatet ndryshojnë në varësi të linjës së tensionit që biznesi është lidhur, duke nisur nga Tensioni i Mesëm 35 kv, deri te Tensioni i Ulët 04 kv.Sipas OSHEE në total janë rreth 90 mijë kontrata debitore ndaj OSHEE nga subjekte private, me vlerë rreth 14 miliardë lekë, ku afro 85 mijë kontrata janë të subjekteve që furnizohen në linjën Tension i Ulët.Bizneset që furnizohen në Tension të Mesëm 35kv - 6 kv.Kanë detyrimin që të paguajnë borxhin me 6 këste të barabarta. Ky proçes duhet të mbyllet brenda datës 31 dhjetor 2015.Për bizneset që furnizohen në Tension të Mesëm 20/10/6 kv këstet e pagesës së detyrimeve janë deri në 12 muaj, bizneset që furnizohen në linjat 20/10 kv brenda 31 dhjetor 2016 dhe bizneset që furnizohen në linjat 6 kv brenda datës 31 dhjetor 2017.