Hapja e dosjeve, OSBE pro Veliajt: Drafti Doda-Idrizi antikushtetues
Ndërsa palët politike dhe Shoqëria Civile nuk po gjejnë dakordësinë mbi dy draftet e propozuara prej tyre për hapjen e dosjeve, OSBE skualifikon propozimin e Doda-Idrizi-Shoqëri Civile.Misioni i OSBE në komentet për draftin e dosjeve është shprehur se mbështet projekligjin e hartuar nga Qeveria duke e quajtur antikushtetues draftin e studentëve të dhjetorit.Sipas misionit të OSBE, projektligji i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë është një nga mënyrat për të trajtuar trashëgiminë e sistemit totalitar, ndërsa ai i Doda-Idrizi nuk përmbush standardet.“Mbështesim ligjin e Veliajt, projektligji i qeverisë sipas dispozitave kushtetuese. Drafti Doda antikushtetues, nuk përmbush standardet. Projektligji, për të trajtuar trashëgiminë e regjimit totalitar”.Komisioni i Ligjeve caktoi sot seancën e ardhshme për shqyrtimin draftin e shoqërisë civile, ndërsa Ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj, tha se çdo nisëm tjetër nuk do të ishte më shumë se një spekulim politik.Ministri duke treguar përvojën gjermane në këtë proçes të hapjes së dosjeve, garantoi se drafti do të jetë publik dhe transpartent.