Greva e urisë së studentëve, vizitohen nga Xhindi e komisionerë të Totozanit
Studentët vijojnë më grevën e tyre të urisë. Nata e parë në çadrën e ngritur pranë kolonave ka kaluar me probleme shëndetësore dhe siç thonë studentët me provokime nga jashtë. 14 prej tyre janë futur tashmë në grevë dhe thonë se nuk ka asnjë tërheqje pas. Ata janë vizituar nga Sekretarja për shoqërinë civile në PD dhe njëherazi nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Nevila Xhindi. Gjithashtu 2 komisionerë të Avokatit të Popullit kanë qënë në ambjentet ku po zhvillohet greva.Tiranë- Studentët janë në ditën e parë të grevës së tyre të urisë pranë Rektoratit. 14 të rinj morën vendimin për të rinisur grevën pas ndërprerjes së asaj të parës në ambjentet e Fakultetit të Infermierisë.Ata thonë se grevat e nisura njëra pas tjetrës kanë sjellë probleme shëndetësore, por kjo nuk i ka detyruar ata të tërhqen nga greva.Pavarësisht se morën garancinë e Presidentit për sigurinë fizike, studentët thonë se nata ka qenë jo e qetë. Persona të panjohur jashtë çadrës kanë bërë provokime.Studentët u vizituan nga Nevila Xhindi, nënkryetare e Bashkisë dhe Sekretare për shoqërinë civile në Partinë Demokratike.Po ashtu në çadër ishin edhe 2 komisionerë të Avokatit të Popullit. Znj.Xhindi tha se arsimimi është një e drejtë themelore dhe dënoi mënyrën sesi ishin nxjerrë studentët nga greva e parë e urisë.Nga Ministria e Arsimit nuk ka asnjë qëndrim. Po ashtu, siç thonë studentët, nuk ka asnjë tentativë për të diskutuar me të rinjtë.