Bashkim Shehu në "Kronikë e Pambaruar": Pse shkruaj për kujtesën
I ftuar në studion e “Kronikë e Pambaruar” të Diana Çulit në Ora News shkrimtari Bashkim Shehu tregon marrëdhënien e kujtesës me letërsinë dhe pse i pëlqen të rindërtojë “zonën gri’ në romanet e tij. Pikerisht kohen e fëmijërisë së tij që përkon me fillimin e viteve 1920 kur në botë shfaqen totalitarizat e ndryshëm, lufta botërore.Bashkim Shehu: ”Ka periudha të cilat për ne janë thjesht e kaluar, siç është për mua koha e Napoleonit, apo e Ali Pashës që nuk ka lidhje me jetën tonë, ka distancë. Më pas është periudha gri, ose zona gri që është fëmijëria, që lidhet me kujtimet e fëmijërisë, imazhet apo përfytyrimet që ka brezi paraardhës dhe që vazhdon deri në kohën kur njeriu bëhet i rritur dhe nis të mendojë në mënyrë të pavarur në atë kohë merr pjesë vetë në gjërat që ndodhin në shoqëri. Kjo kojë, që nga vitet 70 e deri sot është kur je vetë pjesë e historisë.Mua kjo zona gri më intereson dhe më është shndërruar në lëndë në letërsi, duke nisur nga romani Angelus Novus, “Mozart, me vonesë”. Sikur kërkoj që në kujtesë të rindërtoj atë kohë dhe ndihem mirë të shkruaj për atë kohë. Për mua ajo kohë nis në vitet 20, kur shfaqen totalitarizat e ndryshëm, lufta botërore, kjo periudhë është interesante. Nga ana tjetër kujtesa është një nga gjërat e rëndësishme për letërsinë. Mendoj se ka sjellë ndryshim në krijimtarinë time.