Yllka Mujo çmimin e karrierës ia dedikon pasionit që në fëmijëri
Aktorja Yllka Muja ia ka dedikuar pasionit të saj që në fëmijëri çmimin e karrierës që mori në Monte Carlo. Pas kthimit në Tiranë, aktorja ka nisur provat për shfaqjen e rradhës më 18 prill në skenën e Teatrit Kombëtar.Tiranë- Pas Monte Carlos rikthehet fitimtare në Tiranë sëbashku me çmimin e karrierës, çmim i cili për të do të thotë shumë dhe i ka dhuruar një emocion të veçantë.Yllka Mujo njihet për rolet e saj të shumta në skenën shqiptare, dhe të gjitha këto për të nuk kanë qenë thjeshtë punë, por pasion i cili i ka rrënjët që në fëmijërinë e saj.Aktorja e njohur shqiptare, Yllka Mujo, tashmë ka nisur provat për shfaqjen e rradhës, premiera e së cilës do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar në datën 18 Prill.Yllka Mujo në vitin 1995 fitoi çmimin "Aleksandër Moisiu" si aktorja më e mirë e Festivalit Kombëtar të teatrove për rolin e Julias në dramën "Fernando Krafti më ka shkruar këtë letër" të Dorstit, ndërkohë që mban edhe titullin “Artiste e Merituar”.