Rektorë e Dekanë njihen me draftin e arsimit të lartë, Kule: I përmirësuar

Akademikët janë njohur me draftin e fundit të arsimit të lartë. Ata thanë se shumica e kërkesave të tyre janë marrë parasysh, por deri të premten do të bëjnë rekomandimet që duhet të refkletohen përpara se ky draft të shkojë në Parlament. Ndërsa akademikët e Universiteteve private thanë se ka një sërë gabimesh që në nocion. Ndërsa autoritetet e Ministrisë së Arsimit u shprehën se ky dokument është jetëgjatë dhe i bën Universitetet e pavarura.Tiranë- Rektorët dhe dekanët kanë tashmë në dorë variantin e fundit të draftit të arsimit të lartë. Ata e kanë kundërshtuar fuqimisht më herët, duke thënë se dokumenti i përgatitur cënonte autonominë dhe funksionin e Universiteteve.Por reflektimeve të bëra nga Komisioni, Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, tha se pjesa më e madhe e kërkesave të akademikëve janë vendosur në këtë draft, por do të ketë dhe dy ditë kohë që të njihen imtësisht me këtë dokument dhe të bëjnë sugjerimet përfundimtare.Akademikët e Universiteteve jopublike në vend kanë kundërshtuar disa pika të draftit. Madje duke nisur edhe nga nocionet bazë, të cilat nuk hezituan ti quajnë naive.Ndërsa Ministria e Arsimit tha në përfundim se duhet të këtë një ligj që të jetë jetëgjatë dhe jo thjesht një ligj që i shërben sistemit aktual.Disa nga sugjerimet e momentit të akademikëve janë përfshirja e studentëve në proçesin e zgjedhjes së autoriteteve, agjencia e kërkimit shkencor të merret me thithjen e investimeve të huaja dhe jo vetëm me fondet publike vendase dhe ngarkesa arsimore e pedagogëve të mos rregullohet nga Ministria e Arsimit, por nga departamentet përkatëse.