Llalla largon Prokurorin e Krimeve të Rënda, pak para deklaratës së Tahirit
Transferohet Eugen Beci, kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda që kishte dijeni për çështjen Doshi.Emri i Eugen Becit u përmend nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri teksa bëri publike skenarin e vrasjes së Tom Doshit, të treguar nga vetë ky i fundit.Një orë para se ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të zbardhte me detaje skenarin e deputetit Tom Doshi për vrasjen e këtij të fundit, (Tahiri: S’ka asnjë plan për vrasjen e Doshit. Gjithçka e sajuar. Ja roli i Berishës, Metës, Llallës, e Becit sipas skenarit të deputetit) kryeprokurori Adriatik Llalla firmos transferimin e Eugen Becit në krye të Prokurorisë së Elbasanit.Përmes një deklarate të mbërritur në redaksitë e gazetave, rreth orës 14:00 (ne 15:00 Saimir Tahiri doli ne konference) informohen lëvizjet në drejtuesit e lartë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Adnan Xholi komandohet në vend të Eugen Beci, të cilin e ka emëruar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.Në një takim të zhvilluar ditën e Mërkurë (dt. 04.03.2015) me stafin e Prokurorisë për Krime të Rënda, z. Llalla u shpreh se, në disa ngjarje specifike të ndodhura prej fillimit të vitit 2015, ka dyshime se mund të jenë të përfshirë persona që janë pjesë e administratës shtetërore."Për të dhënë një impuls më të fuqishëm hetimeve në Prokurorinë për Krime të Rënda, z. Llalla ka prezantuar disa ndryshime në drejtimin e saj, të cilat, në vlerësimin e tij janë dëshmi se Prokuroria e Përgjithshme, në bashkëpunim me institucionet ligjzbatuese dhe me mbështetjen konkrete të partnerëve ndërkombëtarë, po angazhohet maksimalisht për të evidentuar, hetuar dhe dërguar para drejtësisë çdo shtetas, përfshirë edhe zyrtarë të niveleve të larta. Duke vlerësuar rolin e drejtuesit të deritanishëm të Prokurorisë për Krime të Rënda, z. Eugen Beçi, Prokurori i Përgjithshëm deklaroi se ka komanduar në këtë pozicion z. Adnan Xholi, i cili aktualisht është Drejtori i Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme" argumentohet në deklaratë.Një ditë më parë organi i akuzës urdhëroi nisjen e hetimeve kryesisht lidhur me deklaratën e Tom Doshit se kanë tentuar ta eleminojnë fizikisht atë dhe deputetin Mhill Fufi.[caption id="attachment_474036" align="alignnone" width="640"]
Prokurori i Krimeve te Renda Eugen Beci, sot i transferuar ne Elbasan[/caption]Deklarata e plote Objektivi primar i Prokurorisë për Krime të Rënda: Krimi i organizuar dhe antikorrupsioni në nivele të larta.Pas disa hetimeve të suksesshme nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda gjatë vitit 2014, Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, kërkon nga kjo strukturë fokusimin në rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të ndryshme të administratës publike, të cilat ka dyshime se po ndërthuren me njëra-tjetrën. Në një takim të zhvilluar ditën e Mërkurë (dt. 04.03.2015) me stafin e Prokurorisë për Krime të Rënda, z. Llalla u shpreh se, në disa ngjarje specifike të ndodhura prej fillimit të vitit 2015, ka dyshime se mund të jenë të përfshirë persona që janë pjesë e administratës shtetërore.Për të dhënë një impuls më të fuqishëm hetimeve në Prokurorinë për Krime të Rënda, z. Llalla ka prezantuar disa ndryshime në drejtimin e saj, të cilat, në vlerësimin e tij janë dëshmi se Prokuroria e Përgjithshme, në bashkëpunim me institucionet ligjzbatuese dhe me mbështetjen konkrete të partnerëve ndërkombëtarë, po angazhohet maksimalisht për të evidentuar, hetuar dhe dërguar para drejtësisë çdo shtetas, përfshirë edhe zyrtarë të niveleve të larta.Duke vlerësuar rolin e drejtuesit të deritanishëm të Prokurorisë për Krime të Rënda, z. Eugen Beçi, Prokurori i Përgjithshëm deklaroi se ka komanduar në këtë pozicion z. Adnan Xholi, i cili aktualisht është Drejtori i Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme.Z. Beçi komandohet të drejtojë Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, një ndër rrethet me ngarkese të theksuar hetimore. Në këtë pozicion, ai zëvendëson z. Gent Osmani, i cili do të drejtojë Njësisë Task-Forcë kundër Korrupsionit dhe Hetimit Pasuror në Prokurorinë për Krime të Rënda.