Sëmundja e pishave të zeza, plan kombëtar për të mbrojtur zonat turistike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Mars 2015, 18:46
Sëmundja e proçesionares apo e pishës së zezë po kthehet përherë e më shumë në gjendje alarmante për vendin tone, pasi janë prekur edhe pikat turistike në Razmë, Voskopojë apo Dardhë.Për menaxhimin e kësaj situate po implementohet një projekt me një fond 250 milionë lekë, që do të përqëndrohet në 4 rajone, në atë të Shkodrës, Dibrës Elbasanit dhe Korçës.Nga statistikat e deritanishme reth 6300 hektarë kanë nevojë të menjëhershme për ndërhyrje sipas kordinatorit kombëtar për sëmundjen e proçesionares.Projekti është vënë në zbatim qysh në datën 15 shkurt e do të vazhdojë deri në 15 mars, ndërkohë që po merret parasysh mundësia për ta luftuar biologjikisht në laboratore këtë sëmundje, duke krijuar krimbin që e lufton atë.