Berat, fasadat e pallateve bien ndesh me punimet për sistemimin e qendrës
Përfundimi i punimeve në pedonalen e re të qytetit ka nxjerr në pah një problem që prezanton në sytë e vizitorëve, një qytet godinat e së cilit lënë shumë për të dëshiruar.Të parestauruara kurrë, fasadat e pallateve në qendrën e qytetit zbehin imazhin e Beratit të mbrojtur të UNESCO-s.Krijimi i një hapësire edhe më të madhe si pasojë e zgjerimit të lulishtes ka evidentuar edhe më shumë pamjen aspak në proporcion me një qytet që synon zhvillimin nëpërmjet turizimit.Qytetar : “Të gjitha të vjetra janë. Nuk është bërë asnjë ndërtim, vetëm rruga është bërë. Po të rregullohet më mirë do bëhet”.Ndonëse ka qënë ndër projektet e bashkisë edhe lyerja e fasadave, stina e pranverës, që shton numrin e vizitorëve në qytet i ka gjetur me të njëjtën pamje.