Inovacioni i SME-ve, Shqipëria akses në fondin prej 2.3 mld eurosh për konkurrueshmërinë
Shqipëria bëhet pjesë e programit për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të Komisionit Europian i cili ka një buxhet prej 2.3 miliardë eurosh. Ky program synon të rrisë konkurueshmërinë dhe inovacionin.Ndërmarrjet e Vogla dhe Mesme shqiptare tashmë mund të përfitojnë nga fondi 2.3 miliardë euro i Komisionit Europian. Ministri i Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj ka nënshkruar mërrëveshjen në Bruksel me Komisioneren Europiane për Tregun e Brendshëm, Industrinë, Sipërmarrjen dhe SME-të Elisabeta Biekowska anë të së cilës i jepet e drejtë bizneseve që të aplikojnë për të përfituar nga programi i cili synon rritjen e konkurueshmërisë dhe inovacionit.COSME është programi i BE që synon forcimin e konkurrueshmërisë dhe qëndrueshmërinë e SME-vë.Më herët gjatë paradites, Ahmetaj takoi Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian Christian Danielsson, me të cilin diskutuan për Programin Kombëtar të Reformave Ekonomike .