Itali, 10 emigrantë të vdekur, shpëtohen 941 të tjerë
Itali- 10 emigrantë humbën jetën ndërsa 941 të tjerë u shpëtuan nga autoritetet italiane në operacione të ndryshme në 24 orët e fundit në brigjet siciliane.Në njërën prej barkave të tejmbushur me njerëz që largohen nga vendet e tyre drejt portave europiane, 10 persona u gjetën të vdekur.Në anije ndodheshin 121 persona, shumë më tepër nga kapaciteti i saj, dhe shkak i vdekjes mendohet të jetë asfiksia ose kushtet tejet të rënda gjatë udhëtimit.Në më pak se 20 orë autoritet portuale italaine zhvilluan shtatë operacione në zonën rreth 50 milie në veri të brigjeve libiane.Ndërkaq është ndaluar njëri prej personave që po kryente transportin e tyre, i cili dha edhe alarmin SOS, duke shpëtuar jetën e 183 refugjatëve.Mes personave që morën ndihmën e parë mjekësore ishin edhe 30 fëmijë dhe 50 gra, njëra prej të cilave shtatzëne.Shumica e emigrantëve janë nga vendet e konfliktit, si Siria, Palestina, Tunisia, Libia etj./Oranews.tv/