Nemtsov, Putin: Vrasjet me motive politike janë të turpshme
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka bërë thirrje për dhënien fund të vrasjeve të turpshme politike në Rusi, pas vdekjes së liderit të opozitës Boris Nemtsov thuajse në oborr të Kremlinit.Ai tha se duhet tu kushtohet më shumë vëmendje krimeve të profilit të lartë, teska ka premtuar sërish se do të bëjë çështë e mundur për ta kapur dhe ndëshkuar autorët e vrasjes.Ish -zëvendëskryeministri, 55 vjeç u vra të premten, e 27 shkurtit 2015, me katër plumba, dhe ceremonia e varrimit u mbajt dje.Motivet e vrasjes nuk dihen, teksa qindra njerëz nderuan për herë të fudnit figurën e tij në moskë.Nemtsov në intervistën e fundit, dhënë vetëm dy orë para vrasjes, deklaroi se kishte frikë që Putin mund ta vriste, por zëdhënësit e tij kanë mohuar çdo përfshirje të presidentit rus në këtë ngjarje të rëndë./Oranews.tv/