Justin Timberlake uron Jessica Biel për ditëlindje me mesazhin më të adhurueshëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Mars 2015, 09:25
Këngëtari Justin Timberlake ka uruar gruan e tij shtatëzënë, Jessica Biel për 33 vjetorin e lindjes së saj, me mesazhin më të adhureshëm të shkruar ndonjëherë në rrjetin social "Instagram". Ai gjithashtu ka postuar dhe një foto ku kanë dalë të dy sëbashku duke qeshur, si dhe ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjën, vajza më e ëmbël, më e mrekullueshme dhe më e mirë që njoh. Më dhemb barku nga të qeshurat me ty. Te dua si i çmendur! - Bashkëshorti juaj”.
