Gjendet varri masiv me 200 skelete poshtë një supermarketi në Paris
Arkeologët kanë bërë një zbulim të çuditshëm dhe deridiku të tmerrshëm poshtë një supermarket në Parisin qëndror. Një varr masiv antik që përmbante mbetje eshtrash të më shumë se 200 njerëzve.Varri doli në dritë pasi kompania e supermarketit Monoprix telefonoi Institutin Kombëtar të Kërkimeve Arkeologjike në Francë për të inspektuar mjedisin nëntokësor në bulevardin Sebastopol përpara se të zgjeronin bazën e supermarketit.Kohë më parë në vendin që sot qëndron supermarket, qëndronte një spital që ka funksionuar nga shekulli 12 deri në shekullin 17, raportoi The Telegraph. Kështu që mbetjet nuk ishin dhe aq të papritura, por nuk mendohej që të ishin aq shumë.“Ne prisnim të gjenim vetëm pak mbetje njerëzish sepse e dinim që më parë kishte qenë varreza e spitalit këtu, por jo kaq shumë sa gjetëm,” thotë zëdhënësi i Institutit Solene Bonleu për The Guardian.“Ne kemi bërë zbulime të tilla edhe në Marsejë dhe Trojes, por ky është zbulimi i parë i këtij lloji në Paris”.Instituti tha se varreza përfshinte 8 sektorë të ndarë, ku 7 prej tyre kishin nga 5 deri në 20 trupa. Ndërsa sektori i tetë kishte më shumë se 150 skelete të cilat ishin të vendosur njëra mbi tjetrën.“Ajo që na surpizoi ishte se trupat nuk ishin thjesht të hedhur, por ishin vendosur aty me përkujdesje,” tha Isabelle Abadie, një nga arkeologet e përfshira në kërkim.Trupat besohen të jenë djegur në një nga seria e vdekjeve masive që pushtuan Parisin mes shekullit 14 dhe 17.