Mirësevini në ishullin e maceve

Nëse do të bënim një përllogaritje, një banor duhet të kujdeset për 6 mace në ishullin Aoshima të Japonisë.Ishulli mund të quhet pa frikë si ishulli i maceve pasi aty jetojnë vetëm 22 banorë dhe 120 mace.Aoshima shtrihet në brigjet e një ishull japonez. Në të banon një komunitet i vogël dhe i moshuar, ku shumica prej tyre jeton me pagat e pensioneve.Popullsia zyrtare është 22 banorë, por ishulli banohet nga 120 mace , gjë e cila e ka pagëzuar edhe vendin si ishulli i maceve.Ishulli vizitohet nga shumë turistë, edhe pse nuk ka dyqane, hotele apo parqe zbavitësë. Pasuria e tij janë macet, të cilat sic duket mjaftojnë për të tërhequr vëmendjen e vizitorëveLidhja mes Aoshimës me pjesën tjetër të Japonisë bëhet nëpërmjet tragetit, linjë e cila shërben dy herë në ditë, por kjo nuk i frenon të dashuruarit me ishullin e maceve" Vij këtu të relaksohem. Është qyteti i maceve dhe pastaj ishte një si shtriga e maceve që doli ti ushqente, ishte shumë zbavitëse dhe unë do të kthehem serish" thotë Makiko Yamasaki, 27 vjec.Macet u sollën fillimisht në ishull për të gjuajtur minjtë që kishin pushtuar anijet e peshkimit. Por ato janë shumuar me kohën pasi ishulli nuk ka grabitqarë. Në kulmin e tij në ishull jetonin 900 njerëz, por gjatë 70 viteve të fundit, popullsia ka rënë pasi të rinjtë janë larguar./Oranews.tv/