Korea e Jugut, 4 mijë çifte celebrojnë dashurinë në Kishë
Rreth 4.000 çifte nga më shumë se 50 vende shkëmbyen unazat e martesës në ceremoninë më masive të organizuar ndonjëherë nga kisha e unifikimit në Korenë e Jugut. 12 mijë cifte të tjera iu bashkuan ceremonisë nëpërmjet internetit, kurse të ftuar nga kisha dhe pjesëmarrës në ceremoni ishin 20 mijë persona.Kisha, e njohur zyrtarisht si Federata e Familjes për Paqe Botërore dhe Bashkim, u themelua në 1954 nga Reverend Sun Myung Moon.Moon, i cili ka deklaruar në 1992 se ai dhe gruaja e tij ishin Mesihas, vdiq në vitin 2012 në moshën 93 vjecare, kurse gruaja e tij ishte në ceremoninë e dasmës masive. Ajo hodhi ujë të bekuar mbi ciftet që ndodheshin në sallë dhe shpalli martesën e tyre."Do ta njohim njëri tjetrin në vitet që na presin bashkë dhe erdhëm këtu për të celebruar dashurinë tonë edhe pse kemi pak muaj që njihemi. Është dita më e rëndësihme e jetës tonë dhe jemi vërtetë shumë të lumtur", thotë 25 vjecari Stefano Bianchini nga italia, i cili sapo është martuar me bashkëshorten e tij holandeze."Jam vërtëtë i lumtur. Të gjithë janë të lumtur që janë martuar dhe me partnerët e tyre", thotë Michael Schroder nga Britania, i cili bashkeshorten e tij japoneze Atsumi e ka njohur pak ditë më parë.Moon ka drejtuar ceremonitë e dasmave që në vitet 60 dhe themeluesi i kishës u përfshi për vite me radhë në polemika dhe debate publike, ku shpesh e kanë quajtuar edhe heretik, pas burgosjes në Shtetet e Bahskuara të Amerikës për evazion fiskal.