A është kjo shtëpia e fëmijërisë së Krishtit?
E vendosur në një kodër, kjo është shtëpia e gurtë në të cilën një dijetar beson se është rritur Jezu Krishti.Kjo shtëpi i takon shekullit të parë, dhe sipas arkeologut anglez në të ndohen shkrime antike. Ndërtesa ndodhet në Nazaret (qyteti më i madh i qarkut verior të Izraelit) ku Maria dhe Jozefi sollën në jetë djalin e Zotit.Profesori Ken Dark thotë se ‘De Locis Santcis’, i shkruar në vitin 670 nga murgu irlandez Adomnan, përshkruante shtëpine e pozicionuar mes dy varreve dhe poshtë një kishe.Teksti është bazuar në një pelegrinazh në Nazaret, e bërë nga peshkopi Arculf tregon për ekzistencën e një kishe “ku dikur ka qenë shtëpia në të cilën Zoti ushqehej në fëmijërinë e tij”.Në periudhën bizantine, dhe përsëri në shekullin e 12 në kohën e Kryqëzatave, rrënojat e ndërtesës u shndërruan në kisha, duke menduar se ishte nevoja që të mbroheshin, thotë arkeologu i Universitetit Reading.Shtëpia ishte e ndërtuar në një kodër gëlqerore dhe ka një seri dhomash dhe shkallësh.Doktor Dark thotë se nuk ka arsye pse të mos e besojmë që ka qenë shtëpia e Jezusit.Ai kë bërë kërkime në këtë zonë në veri të Izraelit, që nga viti 2006.Shtëpia është identifikuar për herë të parë si e rëndësishme në vitet 1880 pasi disa murgesha zbuluan një çisternë antike. Që atëherë u vendos që aty të bëheshin gërmime dhe kërkime.Prifti jezuit Henri Senes bëri më shumë kërkime në vitin 1936.Që nga viti 2006, skuadra e doktor Dark ka zbuluar enë të thyera gatimi dhe lloj lloj sendesh të ndryshme.Artikuj gëlqerorë që ndodheshin atje bëjnë të mendohet se aty ka jetuar një familje hebree sepse hebrenjtë mendonin se gëlqera është simbol i pastërtisë. Thuhet se Maria dhe Jozefi jetonin në këtë vend dhe i dhanë jetë djalit të Zotit, të quajtur Jezus.Dr. Dark shkruan : “Përpjekje të mëdha janë bërë për të nxjerrët të vërtetat e rrënojave të kësaj ndërtese. Të dy varret dhe shtëpia, janë zbukuruar me mozaikë të periudhës bizantine”.[metaslider id=472689]