Vrasja e Boris Nemtsov, mijëra persona marshojnë në Moskë
Mijëra mbështetës të opozitës ruse morën pjesë në marshin e mbajtur në Moskë, në nderim të kritikut të ashpër të Kremlinit, i cili u vra me katër plumba të premten e 27 shkurtit 2015 .Vdekja e Boris Nemtsov ka shqetësuar kundërshtarët e presidentit Vladimir Putin për të ardhmen e Rusisë.Mijëra njerëz vendosën buqeta me lule në memorialin e ngritur në urën pranë Kremlinit, vend në të cilin ish zëvendëskryeministri u qëllua për vdekje.Nemtsov, 55 vjec , ishte një nga dritat kryesore të opozitës që luftonte ashpër për ringjalljen e saj, tre vjet pas protestave masive kundër Putin, të cilat sërish nuk parandaluan ardhjen e tij në presidencë pas 4 viteve si kryeministër i vendit.Opozita thuajse nuk ka fare mbështjetje jashtë qyteteve të mëdha dhe Putin ka qenë udhëheqës dominues i Rusisë që nga viti 2000, kohë në të cilën presidenti Boris Jelcin zgjodhi ish agjentin e KGB-së si pasardhësit të tij.Sot Moska marshon në nder të tij, teska vetë Boris kishte planifikuar që këtë të diel të marshonte në periferi të kryeqytetit kundër politikave ekonomike të Putin dhe rolit të tij në lindje të Ukrainës./Oranews.tv/