Patozi: Rama po kthen Canin e Gjermenin në ministra pa portofolë. Tahiri e Veliaj të tejmbytur nga medaljet

Kryeministri Edi Rama dalëngadalë po kthen ministrin e Financave, Shkëlqim Cani dhe Ministren e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni në minstra pa portofolë, ndërkohë që ministra si Saimir Tahiri, Erjon Veliaj apo Arhen Ahmetaj po tejfryhen nga medaljet.Ky është opinion i Astrit Patozit i cili nga foltorja e Kuvendit akuzoi Ramën se po i jep vetes dhe disa prej ministrave medalje për punë të pa bëra ndërsa disa të tjerë po i lë në hije.Patozi për Tahirin:  S'kanë kuptim medaljet për Tahirin Astrit Patozi:  "Kryeministri na fton që ta harrojmë tritolin dhe grabitjet skandaloze te bankave dhe dyqaneve ne mes te Tiranes, por t’i njohim ministrit te brendshëm meritën e ndërhyrjes ne Lazarat.   Si politikan jam në krah të Saimir Tahirit. Dënoj me forcë çdo akt dhune, por Tahiri nuk është aty që ta mbështesim ne sa herë ta sulmojnë, por që të na mbrojë  ne nga këto sulme. Nuk është ai qe duhet të ketë nevojë për solidaritetin dhe mbështetjen tonë, por krejt e kundërta.Në rast se bandat e kanë si lojë tritolin mbi familjen e ministrit të Brendshëm, çfarë mund të bëjnë ata me qytetarët pa pushtet? Dhe bandat nuk po ia përtojnë kësaj pune, pasi bombat me tritol po lëshohen në gjithë vendin me lehtësinë e fushekzjarreve të Vitit të Ri.Ndaj edhe medaljet mbi gjoksin e ministrit te Brendshëm, që vendos herë pas herë Edi Rama nuk kanë shumë kuptim, sa kohë që ministri ka më shumë nevojë për mbështetjen e të pambrojturve, se sa kemi ne për mbrojtjen e tij.Patozi: Rama po kthen Canin e Gjermenin në ministra pa portofolëAstrit Patozi: Nuk e pengon kryeministrin ti mbushë gjoksin Erjon Velisë me më shumë medalje të cilat i rëndojnë më shumë sesa dikasteret e reja që shtohen sa herë që Edi Rama vendos ti këpusë ndonjë copë Shkëlqim Canit apo Eglantina Gjermenit.Këta të dy pak nga pak po shndërrohen në ministra pa portofolë e pa medalje, ndërsa Arben Ahmetaj dhe Erjon Veliaj janë ministrat e tejfryrë nga përmbytja e kompetencave.Shqipëria endet e pashpresë dhe pa asnjë gjurmë rilindje ekonomike, ndërsa brenda gardhit qeverisë shpërndan debate nëse maxhoranca ka marrë masa apo reforma, por në fakt nuk janë marrë as masa as reforma.[caption id="attachment_467316" align="alignnone" width="640"] rama e veliaj ne Fier, 14 shkurt 2015 Ne foto: Rama e Veliaj ne Fier, 14 shkurt 2015[/caption] patozi /sg/Oranews.tv/