Paloka: Ministri thotë po hamë me lugë floriri, Ahmetaj: Gallatë me opozitën

Edi Paloka dhe ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj kanë shkëmbyer batuta me njëri-tjetrin në seancën e sotme.  Ajo që bëri të ironizojë kreun e grupit parlamentar të PD ishin deklaratat e Ahmetaj për rrijen ekonomike. I  cili tha se Ahmetaj është i vetmi ministër që thotë se po hamë me lugë florir.  Ndërsa përgjigja e ministrit ishte me batutën: Pas letargjisë fillon gallata me opozitën.Edi Paloka: Unë propozoj që edhe minstrave të kësaj qeverie, tu vihet një limit në nivelin e mashtrimeve. Deri tek niveli i sotëm e kemi pranuar, por ministri parafolës është rekordmen në këtë lloj mashtrimesh e vetmja gjë që harroi të thotë sot, është se shumë shpejt Shqipëria do fillojë prodhimin e e avionëve, e keni parë edhe në kornikat e lajmeve. Nëqoftëse kryeministri vazhdon pas dy vjetësh  t’i thotë qytetarëve se do hamë me lugë floriri, ky është i vetmi ministër që thotë po hamë me lugë floriri. Kështu që themi ta ulim mashtrimin e qeverisë.Arbe Ahmetaj:  Sic duket pas letargjisë fillon gallata me opozitën, por gallatë me veten. I nderuar deputet në mirëkuptim të asaj si bën opozitë unë ju sfidoj të shohim shifra, në mënyrë miqësore dhe statistikore. Janë 14 mld dollarë në vitin 2014. E dyta në statistikat jo qeveriate por të BSH të shofi se shifra  e importit të makinerive nuk është më shumë se 1 mld dollarë dhe shpresoj se kur të shofi shifrat kolegu parafolës nuk dua të më kërkojë falje, por dua të gëzohet për atë prospekt ekonomik që Shqipëria ka në vitet që po vijmë.