REPLIKA/Berisha: Në ’97 Rama u sulmua nga krimi i pasionit. Balla: Me urdhërin tënd

Deklarata e kryeministrit Edi Rama në La 7 se në vitin 1997 është rrahur nga shërbimi sekret i asaj kohë është shndëruar në një temë debati në seancën e sotme plenare. Në dabat u përfshi ish-kryeministri Berisha, i cili e quajti një krim pasioni dhe jo një krim politik dhe deputeti i PS, Taulant Balla i cili tha se Rama në atë kohë u godit me urdhër të Berishës.Rama: Në 1997 u sulmova nga SHIKSali Berisha: "Dje në një nga mediat e mëdha italiane kreu i ekzekutivit të vendit i  ka lejuar vetes të bëjë një shpifje dhe trillium ndër më të ultit. Për herë të parë në histori ndodh që pas 8 vitesh një njeri që është në krye të ekzekutiviet të mashtrojë të shpallë krimin e pasionit si krim politik. Absolutisht ajo që ka ndodhur në 97, ajo është një akt i shmëtuar. Zoti Edi Rama nuk bëri denoncimin më të vogël kur e thirrën në Prokurori, sepse kjo ngjajre nuk ndodhi me Ramën kishte dhe të tjerë, ishte  i shoqëruar Rama kur ndodhi ngjarja. E panë jo një po më shumë se 1 autorin që e goditi për motive pasioni dhe absolutisht jo politike. Nëse do ishin motive politike cfarë e pengoi zotin Rama (qesh)…e dinë të gjithë që ai ishte krim pasioni. Kushëriri yt (i drejtohet ministres Harito) nuk shkoi kurrë në prokurori. Shiku u bë pjesë e sulmeve agressive, po ca mendoni ju se Klosi do kursente oficerin e SHIK-ut që agresoi e Edi Ramën?!  Dhe të dalë tani dhe të bëhet viktimë e imja...Pasi është bërë kryeministër është turp. Është dy herë turp, e para herë që mashtron , e dyta që bën viktimën tani që është kryetar ekzekutivi. Është kollaj të përorish mediat dhe të transformosh hsitori. Unë e sfidoj Edi Ramën, të nxjerrë personin të shkojmë në gjyq dhe Prokurori  dhe jo të akzuoj Sali Berishën poshtë e përpjetë. Gjeti dhe ditën të shkojë në Bruksel si viktimë e imja.  Si ka mundësi që ky njeri nuk shkoi në prokurori. Nuk e nxori njëherë emrin qe e di shumë mirë, siç jua di emrat unë ju. Pse e mbajti të fshehtë këtë? Ky është një akt shumë i ulët dhe e denoncoj publikisht , ky bën viktimin, kjo është shumë e turpshme."Taulant Balla : "Ish-badigardi yt Izet Axhia është dëshmia më e qartë e përfshirjes tënde edhe në atë dhunim të intelektualit të pavarur asokohe, Edi Ramës. Ka qenë urdhëri yt personal. Tani ka ardhur koha të përgjigjesh për çfarë të ka akuzuar Izet Axhia, qoftë për brigadat e tritolit që komandoheshin nga ti Sali, qoftë për lidhjet e tua dhe për vrasjen e Azem Hajdarit, qoftë dhe për urdhrat e tua dhënë SHIK-ut për dhunimin e intelektualëve dhe opozitarëve të asokohe. Në atë kohë Edi Rama është dhunuar një ditë përpara firmosjes së peticionit për largimin e presidentit të asokohe, njeriu i mbrapshtë Sali Berisha. Kjo ishte gjithçka u tha në La7, dhe mjafton të shohësh feedback-un nëpër rrjetet sociale për krahasimin që bëhet ndërmjet kryeministrit actual dhe kryeministit të larguar me 1 milionë shuplaka më 23 qershor.