Doreza robotike që ju mëson si të vizatoni
Gjatë jetës, pothuajse cdo njeri ka eksperimentuar të paktën një herë me vizatimin. Vetëm në mos qofshit një nga ata persona që e bëni mirë, ju me shumë gjasa keni hequr dorë dhe keni vazhduar më tej, duke pyetur veten se si njerëzit e tjerë mund të miksojnë linjat bashkë për të krijuar dicka edhe të njohshme por edhe estetikisht të kënaqshme.Nëse në aspektin e vizatimit keni ende vështirësi, shpëtimi juaj qëndron jo tek njerëzimi, por tek robotika. Një dorezë e re robotike ju meson se si të vizatoni nëpermjet trajnimit që i bën memorjes tuaj të muskujve.Studenti i institutit të Copenhagen për dizajnin interaktiv, Saurabh Datta ka zhvilluar një dorezë si pjesë të tezës së tij, fillimisht si një mënyrë për të mësuar pianon.Nëse duart e tij njerëzore nuk mundnin të mësonin, ndoshta disa duar robotike mund t'i mësonin atyre se si të vizatonin.E quajtur Teacher, doreza robot lidhet me dorën dhe gishtat tuaj dhe ju mëson përmes lëvizjeve specifike here pas here. Nëse ju e bëni mjaftueshëm, dora juaj do të mësojë se si ta bëjë përmes memorjes së pastër të muskujve.Natyrisht, kjo nuk do t'ju mësojë se si të transferoni dicka nga imagjinata juaj në letër, por të paktën, teoria është se do t'ju mësojë bazën, se si të bëni linja estetikisht të kënaqshme.Dicka e tillë, i mori Datta vetëm një javë për ta ndërtuar. Nuk është ekzaktësisht mësuesi pas të cilit është emërtuar, por në vend të kësaj, përfaqëson mënyrën se si njerëzit dhe robotët mund të ndërveprojnë kur janë duke punuar për të arritur të njëjtin qëllim.Pavarësisht se është prezantuar me potencialin, për të mësuar se si të vizatojë, Datta gjeti se shumica e pjesëmarrësve nuk e pëlqenin kur doreza kontrollonte shumicën e lëvizjeve. Në të tilla raste ata do të kundërshtonin feedbackun dridhës dhe në mënyrë konstante do të rirregullonin dorën e tyre brenda kontraptimit për të gjetur një pozicion më të rehatshëm.Për të rregulluar këtë cështje komoditeti, Datta regjistroi nervozizmin e shfaqur nga testuesit dhe më pas e rregulloi forcën e feedbackut të makinerisë për t'ju përgjigjur atyre. Në këmbim, kjo gjithashtu ndihmoi makinerinë për të mësuar mbi mënyrën se si njerëzit lëvizin natyralisht.Makineritë e Datta nuk do t'ju ndihmojnë ju papritur për të krijuar artin më të mirë që njerëzimi ka njohur, por është në thelb një shembull i makinerive të cilat kryejnë mësimin për ne./oranews.tv/