Teknologjia aerohapësinore e së ardhmes
Inteligjente, ekstremisht e fortë dhe ultra e lehtë, këto janë karakteristikat e pritshme të materialeve që do të përdoren për të ndërtuar aeroplanet e të ardhmes.Në Universitetin e Teknologjisë të Lublinit, në lindje të Polonisë, kërkuesit janë duke punuar mbi të shndërruarin e këtyre materialeve, në realitetin e të sotmes.Një projekt kërkimor në universitetin provincial së fundmi ka marrë pajisje të sofistikuara, duke përfshirë skaner 3-d, kamera me termo vision dhe dhoma temperature.Marcin Knec, një inxhinier mekanik që po punon mbi projektin beson se kjo teknologji e vendon Lublin, në zemrën e kërkimit aerohapsinor. Të dhënat nga këto teste mund të përdoren nga partnerë industrial për t'i adaptuar ndaj prodhimtarisë së tyre. Ata mund të përdorin rezultatet tona për të reduktuar kohën e dashur për të prodhuar disa elemente aerohapsinor, për shembull.Kjo do të thotë më pak kohë në krijimin e aeroplaneve të rinj, duke i bërë ata më pak të kushtueshëm. Dhe eventualisht, kjo do të thotë udhëtime më të lira.Kështu që cfarë janë këto pajisje dhe si janë duke e rritur saktësinë e testeve mekanike?Shkencëtarët nga ky projekt kërkimi europian janë gjithashtu duke përdorur simulacione innovative kompjuterike për të kërkuar më mirë dinamikën e brendëshme, rrjedhjen e lëngjeve dhe vibrimin si edhe modelet e impaktit të materialeve kompozite të sapo zhvilluara për aerohapësirën, sipas Jerzy Podgorski, një inxhiner civil në Universitetin e Teknologjisë së Lublinit. Falë këtyre simulacioneve kompjuterike, ne mund të ndërtojmë modele shumë komplekse. Dhe ne mund të parashikojmë se si këto materiale do të reagojnë nën rrethana komplekse. Është një teknikë, jo e kushtueshme dhe e shpejtë. Modelimi kompjuterik është aktualisht e ardhmja e inxhinierisë aerohapsinore. Do të na lejojë për të zhvilluar materiale, më të reja, më komplekse, më të sigurta dhe më të mira.Edhe eksperimentet mekanike dhe numerike janë aktualisht duke u përdorur si një bazë për të zhvilluar dhe për të ndërtuar kompozite të reja, të lehta dhe të forta për pajisjet ajrore, me material si alumini, karboni dhe fibrat e xhamit.Këto kompozite janë më së shumti të përdorura për të përforcuar strukturën e aeroplaneve. Ato më shumë zëvendësojnë elementet e metalit në bord. Ato janë të një kualiteti më të lartë dhe janë më të lehta, thotë Barbara Surowska, një inxhinier i materialeve që po kontribuon në kërkim.Laboratori i nivelit të lartë i jep universitetit njohuritë për tu shndërruar në një qendër drejtuese kërkimi në teknologjitë innovative në Europën Lindore, thonë shkencëtarët polakë të aerohapsirës. Dhe ata theksojnë, se rezultatet janë tashmë të qarta, sipas Jolanta Sadowska, fizikante në Universitetin e Lublinit. Kërkimi jonë u publikua në 2 libra, në 16 kapituj dhe në 70 kumtime të cilat u printuan në 24 revista ndërkombëtare.Tomasz Sadowski, një inxhinier civil dhe mekanik dhe koordinatori i projektit CEMCAST, thotë se nuk është thjesht për pasjen e një numri pajisjesh hi tech, blerja e pajisjeve është hapi i parë. Dhe hapi i dytë është përgatitja e stafit tonë. Ne rregulluam shumë shkëmbime të stafit tonë. Ne dërguam studentët tonë Phd, doktorët tonë dhe profesorët tonë në vende të ndryshme. Ne tani ndjejmë mjaftueshëm potencial për të filluar një bashkëpunim shumë të avancuar me industrinë.Dhe kjo, pretendojnë kërkuesit, përfshin bashkëpunim të vazhdueshëm edhe me kompanitë e mëdha si Airbus por edhe me sipërmarrjet e vogla dhe të mesme lokale.