Metali kundra ujit

Uji shpesh dëmton metalet, duke shkaktuar ndryshk, kalbje apo edhe konsumim. Falë një procesi inovativ me lazer, sidoqoftë metali po hakmerret.Shkencëtarët e universitetit të Rochester Chunlei Guo dhe Anatoliy Vorobyev kanë zhvilluar një teknikë duke përdorur struktura ekstremisht precize me lazer të cilat e kthejnë metalin ne superhydrophobik, me fjalë të tjera ekstremisht zmbrapsës ndaj ujit.Imagjinoni një metal të fuqishëm, me përjashtim të faktit se materiali që do të mbulonte këtë metal, nuk do të ishte pjesë e sipërfaqjes por do të ishte pjesë e brendshme e metalit. Uji në të vërtetë kërcen nga siperfaqja dhe rrëshket tutje.Mundësitë janë të shumta, thotë Guo, duke filluar nga pajisjet e kuzhinës e sigurisht në aeroplane. Nuk do të shqetësohemi më për shkrirjen, sepse uji nuk do të jetë i aftë të ngrijë në një pajisje ajrore si fillim. Falë vetive zmbrapsëse të sipërfaqes, është në thelb vetë pastrues.Në mënyrë ironike, Guo u frymëzua nga një projekt në të cilin ai dhe skuadra e tij trajtonin një varietet materialesh për t'i bërë ato superhidrofilike.Ne punuam me një varietet materialesh, jo vetëm metalin por edhe me semikonduktoret, xhamin dhe gjëra të tjera, thotë ai. Edhe në sipërfaqje vertikale, efekti ishte shumë i fortë. Nëse unë hidhja njË pike ujë në sipërfaqje, do të kërcente vertikalisht kundër gravitetit. Kështu që kjo na motivoi për të parë edhe procesin e kundërt.Në kumtesën e tyre, të dy krahasuan sipërfaqjet me atë të një gjethe të një zambaku uji, i cili ka një strukturë hierarkike që përmban një strukturë më të madhe në shkallë të vogël dhe është superhidrofobik.Struktura jonë në një farë mënyre imiton, deri diku, këtë vendosje natyrale të gjethes së zambakut, thotë Guo.Dhe sikurse gjethja e zambakut, për shkak se metali i strukturuar me lazer është kaq shumë zmbrapsës ndaj ujit, ka gjithashtu edhe aftësi vetë pastruese. Në një eksperiment, Guo, hodhi pak pluhur shtëpie nga një pastrues me vakum në një sipërfaqje të trajtuar.Vetëm pak pika ujë mblodhën të gjithë pluhurin dhe metali qëndroi i thatë.Në punën e tyre, shkencëtarët përdorën platinin, titaniumin dhe tunxhin si metale shembuj, por Guo thotë se ai beson se kjo teknikë do të funksionojë për një varietet metalesh, pa përmendur substancat e tjera.Procesi është akoma në laborator. Shkencëtarëve ju desh një orë për të trajtuar cdo inc të shembullit dhe procesi gjithashtu kërkonte goditje të shkurtra të lazerit që zgjasnin një femtosecond, ose një të miliontën e bilionit të sekondit.Por Guo është optimist mbi avancimin e procesit për përdorim industrial dhe ai thotë se synimi për projektin e mirëmbajtjes është për të shtyrë teknologjinë në hapa të mëtejshëm, në dy ose tre vitet e ardhshme.Po më pas?Unë besoj se gjatë kohës ne do të jemi të aftë ta bëjmë të aksesueshme për përdorim të përditshëm, thotë ai./oranews.tv/