Foodini, printeri 3D që mund të prodhojë ëmbëlsira

Shkencëtarët mendojnë se mund të vijë një ditë kur ëmbëlsirat dhe ushqimet e ndryshme do të prodhohen nga një printer 3D duke përdorur ingredientët e freskët.Nga një kek në formën e një fjolle dëbore apo në një copë ravioli, printimi 3D i ushqimit mund të shndërrohet në një rutinë si një mikroval ose përzjerës, thonë ata.Një start up i bazuar në Barcelonë ka krijuar të ashtuquajturin 'Foodini', i cili përdor kapsula të hapura duke lejuar kështu të apasionuarit pas kulinarisë për të shtuar ingredientët e freskët të përgatitur prej tyre.Kapsulat e ripërdorshme të këtij aparati janë të përbëra nga celik që nuk ndryshket, cka do të thotë se ato mund të pastrohen lehtesisht dhe nuk do të ruajnë shijen e ingredientëve të përdorur më parë.Ky është versioni i parë i printimit 3D i adaptuar ndaj ushqimit. Pajisja merr ingredientët bazike si mjelli ose uji dhe krijon produktin e përfunduar, thotë Emilio Sepulveda, bashkëthemelues i Makinerive Natyrale.Nëse ne dëshirojmë të shkojmë më tej dhe të krijojmë gjëra si ato që shihen nëpër filma, si Elementi i Pestë ose serite e Star Trek ku ju i tregoni kompjuterit se çfarë dëshironi pa shtuar shumë ingredient, kjo do të marrë edhe më shumë vite, por ne do të shkojmë aty, shton ai.Ushqimi mund të printohet në shumë forma dhe madhësi, nga më të voglat si 1.5 milimetra ose deri në shumë centimetra për ushqime të tjera. Koha e printimit varet nga ingredientët, receta dhe kompleksiteti i formës.Por shefat tradicionale si berësi i cokollatës Luis Estrada Canal thotë se ata nuk ndihen të kërcënuar nga makineritë e reja.Problemi me teknologjinë është se printeri nuk mundet të manipulojë ushqimin. Fatmirësisht për ne artizanët, ne kemi aftesinë të manipulojmë shijen e ushqimit. Kështu që me makineritë, produkti juaj i përfunduar nuk do të jetë kurrë aq i mirë sa ai që krijoni me duart tuaja, thotë ai.Duket se gatimi tradicional do të jetë akoma në lojë edhe për shumë vite të ardhshme.