Lazer për dëshifrimet, dorëshkrimet e lashta po dalin në dritë

Në vitin 79-të pas Lindjes së Krishtit, mali Vezuv shpërtheu dhe shkatërroi qytetin e Pompeit dhe Herculaneum.Pothuajse 2000 vjet më vonë, kërkuesit mund të jenë shumë pranë leximit të disa prej dorëshkrimeve të dëmtuara gjatë shpërthimit.Dorëshkrimet, të cilat ishin të varrosura në librarinë e Herculaneum dhe u nxorën prej aty 260 vjet më parë, janë lehtësisht të dëmtueshme ose të shkatërrueshme në momentin që ato zgidhen, kështu që kërkuesit kanë qenë të paaftë për t'i lexuar ato pa risk.“Por duke përdorur tomografinë e kontrastit me fazën me rreze x, një teknikë 3D e përdorur në mjekësi për qeliza të buta biologjike, ata kanë qenë të aftë për të zbuluar shkrime mbi dorëshkrimet e lidhura fort pa patur nevojë për t'i zgidhur ato”, shkruan një skuadër e drejtuar nga Vito Mocella nga Instituti i bazuar në Napoli për mikroelektronikën dhe mikrosistemet e Këshillit Kombëtar të Kërkimit.Kërkimi i tyre u përshkrua në revisten e komunikimeve të natyrës.“Kjo përpjekje hap mundësi të reja për të lexuar shumë papiruse nga Herculaneum, të cilat janë ende të lidhura, në këtë mënyrë, duke shtuar njohurinë tonë mbi literaturën e lashtë greke dhe filozofinë”, shkruajnë ata.“Libraria e Herculaneum, e cila u zbulua në vitet 1750, është e vetmja librari e lashtë që ka mbijetuar me librat e saj”, theksojnë kërkuesit. Dorëshkrimet janë më së shumti tekste filozofike.Skuadra ka parë 2 dorëshkrime të dhëna ndaj Napoleonit në vitin 1802, të djegura nga gazrat vullkanike që arrinin deri në 600 gradë Fahrenheit dhe ishin të aftë të evidentonin shumë germa greke përmes teknologjisë me rreze X.“Megjithëse është e vështirë për tu dalluar, germat janë aty, sepse boja është ende në siperfaqje të papipurist”, thotë Mocella.Ka ende një rrugë të gjatë për të bërë për të kompletuar leximin e teksteve mbi dorëshkrimet, por shkollarët janë optimist.Një nga ata, Richard Janko, i Universitetit të Michiganit, thotë se ata mund të zbulojnë vepra të cilat mendoheshin si të humbura ndaj historisë.“Kjo teknologji, kur të përfeksionohet, do të hapë rrugën drejt rizbulimit të më shumë literature të lashtë”, thotë ai.