Teknologjia në sport

Pasi keni humbur një lojë intensive tenisi, ju e hidhin raketën me furi jashtë fushe. Në vend që të kërkoni një shishe me ujë, ju merrni smartphonin tuaj dhe shikoni se cfarë nuk shkoi mirë.Në fakt, ka një sërë pajisjesh tashmë për të përllogaritur shpejtësinë e hedhjes së topit, fuqinë e një goditje, harkun e një gjuajtje të topit në një lojë basketbolli dhe kualitetin e një shërbimi. Të tilla pajisje nuk janë për lojtarët profesionistë të basketbollit ose të golfit. Këto pajisje të nivelit profesional janë zakonisht për lojëra të thjeshta dhe për lojtarë amatorë.Teknologjia që e bën të mundur është një kombinim i sensorëve të vegjël dhe jo shumë të kushtueshëm si akselerometrat dhe xhiroskopët. Smartphonet janë të mbushur me to dhe ato kanë ndihmuar në krijimin një boomi të madh në industrinë e gjurmimit fitness.Ato kanë ndryshuar tashmë vrapimin dhe ciklizmin me aplikacione si Strava dhe teknologji që mund të vishet si Fitbit. Tani ato po përfshihen brenda pajisjeve ekzistuese sportive, si raketat e tenisit, atletet e vrapimit, topat e basketbollit dhe shkopat e golfit.Babolat ka qenë duke krijuar rraketa tenisi për rreth 20 vjet. Në vitin 2013, ajo lancoi rraketën e parë të lidhur, play pure drive që kushtonte rreth 399 dollarë. Te fshehura brenda dorezës së zgavërt të një rrakete në pamje krejtesisht normale, janë një trio sensorësh që gjurmojnë lëvizjen dhe vibrimet. Rraketa mund të dallojë ekzaktësisht se ku gjuan topi në të, sa rrotullim i jep lojtari topit dhe se sa fortë u godit.Këto statistika i ngarkohen një aplikacioni shumëngjyrësh në smartphone i cili pasqyron informacionin në diagrama të thjeshta. Aplikacioni mundet gjithashtu të gjurmojë gjatesinë e një loje dhe të numërojë numrin total të goditjeve.Pajisje të ngjashme dhe aplikacione mobile shoqëruese janë duke ardhur për pothuasje çdo sport popullor.Topi i basketbollit 94fifty duket dhe ka ndjesinë e një topi standart basketbolli. Në brendësi, sensorët masin harkun e cdo gjuajtje, rrotullimin dhe shpejtësinë e intensitetin e driblimit të lojtarit. Adidas gjithashtu prodhon topin e zgjuar miCoach, një top futbolli që mbledh informacion pas cdo goditjeShumë nga këto produkte synojnë për sesionet individuale të praktikës dhe jo për lojëra me skuadra.Jo të gjithë sensorët duhet të ndërtohen me pajisje të kushtueshme. Zepp prodhon pajisje 150 dollarëshe që futen në fund të shkopave të baseballit dhe të golfit për të krijuar një pamje virtuale 3-D të cdo goditje në aplikacionin mobile.Edhe kamerat e smarfonëve janë duke u futur në veprim. Atletet profesionist janë mbështetur tek kamerat si një mjet trajnimi për vite. Tani, lojtaret mund të bëjnë të njëjtën gjë me telefonët, duke përfshirë këtu edhe përsëritjen në lëvizje të ngadalta.Velocity, e athla është një aplikacion që mund të kthejë iPhonin në një radar detektor të shpejtësisë. I krijuar nga Mike Gillam, një doktor urgjence i mëparshëm, aplikacioni 7 dollarësh llogarit shpejtësinë e një topi që fluturon në ajër duke përdorur thjesht kamerën. Aktualisht, është i dizenjuar për topa baseballi, tenisi, futbolli dhe kriket.Një nga sfidat me të cilat përballen këto kompani është kthimi i të dhënave bruto në të dhëna të aplikueshme, ose e thën më ndryshe, informacion të thjeshtë për tu kuptuar. Në vetvete, të dish shpejtësinë e një hedhje të lirë nuk do të të ndihmojë për t'ja dalë në basketball. Aplikacionet e ndryshme mundohen të japin sugjerime mbi teknikat. Por ato gjithashtu tregojne se si jeni ju në raport me lojtarët e tjerë, edhe ato që janë në anën tjetër të botës.Performanca nuk matet vetëm me pikë kundër një kundershtari ose në raport me sesionet e kaluara të praktikes, por kundër cdokujt që uplodon statistikat e tyre në këto aplikacione. Aplikacionit dyfishohen teksa rrjete të vogla sociale të lojtareve të tjerë, po kthejnë ndeshjet e jetës reale në kompeticione në distancë të largët. Sigurisht që ju e fituat ndeshjen një kundër një, por ndoshta fuqia juaj e driblimit ishte në 15 përqindëshin e fundit për grupmoshën tuaj.Me këto sensore që po shfaqen në pajisjet sportive dhe telefonët që po kthehen në tranjerë xhepi, cdo aspekt i performancës mundet eventualisht të gjurmohet, të matet dhe të llogaritet. Për jo profesionistët dhe fëmijët, mos ndoshta e gjithë kjo peërllogaritje do të zhdukë kënaqësinë e lojës në sporte?Jean-Marc Zimmerman, drejtues i Babolat, thotë se ai mendon se kjo është një pjesë e natyrshme e të luajturit cdo lojë.Sot, cdokush që po praktikon një sport është zakonisht i interesuar në të bërit progress. Ne jemi në një botë kompetitive, cdokush është i interesuar të përmirësohet. Zimmerman thotë, ne mendojmë se do të jetë më shumë qejf për të luajtur tennis me teknologjinë se sa ka qenë më parë.