Hector, roboti insekt (VIDEO)

Hector, rroboti insekt është shpikja e grupit kërkimor Biomechatronics në Universitetin gjerman Bielefeld. Rroboti mund të lëvizë të gjashta gjymtyrët në mënyrë të pavarur dhe sensoret e lejojnë që të reagojë ndaj objekteve që ka përreth si edhe të mësojë nga eksperienca.Dizenjuesi Jan Paskarbeit thotë se Hector madje mund të ndihmojë në testimin e teorive të lokolëvizjes tek kafshët. Ne nuk do ta dërgojmë nëpër kanale të ujerave të zeza ose dicka të tillë.Përkundrazi është një rast i të kuptuarit konkret se si funksionon lëvizja ose se si funksionon lëvizja me gjashtë gjymtyrë, për testimin e teorive tona nga biologjia dhe pasurimit të tyre me ide të reja.Nyjet pasive elastike të Hektor, funksionojnë si muskuj dhe ekzoskeleti i tij i lehtë është i përbërë nga plastike e përforcuar me fibra karboni. Mund të adaptohet ndaj sipërfaqjeve të ndryshme dhe secila gjymtyrë mund të ndryshojë kursin e saj teksa është në lëvizje.Dhe së shpejti, thotë dizenjuesi i tij, Hektor do të jetë gjithashtu i aftë të shohë një sistem kamera është aktualisht duke u zhvilluar për Hektor i cili duhet të dërgojë një pamje të asaj cfarë ndodhet përreth tij, e frymëzuar nga biologjia. Në fjalë të tjera, Hector do të jetë i aftë të shohë si një insekt.Dhe ashtu sikurse një insekt i vërtetë në natyrë, ndjeshmëria po shtohet në një prototip të ri, në mënyrë që rroboti të mund të njohë pengesat duke i prekur ato paraprakisht.Megjithëse Hector është në thelb një platformë kërkimi, mundet gjithashtu të mbajë pesha të rënda, kështu që modelet potenciale të së ardhmes mund të përdoren për kërkim, shpëtim dhe transportim, duke e bërë këtë insekt, një mik jo edhe aq të keq për ta patur rrotull./oranews.tv/