Banka japoneze nis projektin me arkëtarë robotë!
Banka më e madhe japoneze po bëhet gati që të fusë në punë punonjës robotë, që gjithësesi do të kenë disa tipare njerëzore për të përballuar stresin e rutinës.Nao është një robot humanoid i gjatë 58 centimetra. i ndërtuar nga kompania franceze, Aldebaran Robotics, ai do të nisë punë në disa degë të Grupit Financiar Mitsubishi prillin e këtij viti. Dhe në varësi të nivelit të performancës, edhe degët e tjera e të kësaj banke mund të mbushen me robotë në mjuajt në vazhdim.I pajisur me një kamera në ballë, Nao është i programuar që të flaës 19 gjuhë të ndryshme. Ai gjithashtu analizon emocionet e klientëve përmes shprehjes së fytyrës dhe tonit të zërit dhe është në gjendje t'i përshëndesë dhe të kuptojë çfarë shërbimi u nevojitet.Roboti peshon 5,4 kilogram dhe ka lindur zyrtarisht në Paris në vitin 2006. Deri më tani ai ka kaluar testet me klientët anglisht folës të bëra në Tokjo dhe është gati për ditën e parë të punës."Mirësevini! Mund t'ju flas për kursin e këmbimit, bankomatet tona apo hapjen e një llogarie të re bankare", janë disa nga frazat që shqipton Nao.Pas inkurajimit nga kryeministri Shinzo Abe që vendi të përfaqëfojë edhe më shumë teknologjinë, edhe dega japoneze e firmës Nestle ka planifikuar të punësojë një tjetër robot të Aldebaran: Peper, i lartë 120 centimetra, pritet të jetë i pranishëm në më shumë se 1000 degë të Nestle në Japoni duke shitur kafe…